Pini 1 filxhan nga ky çaj, për të zëvendësuar 1 orë palestër

542
Pini një filxhan me këtë çaj dhe mund ta zëvendësoni 1 orë lodhje në palestër. Studimet e fundit kanë treguar se veç përfitimeve në humbje peshe, ky çaj ul rrezikun e infarktit në zemër.
Bëhet fjalë për bimën e tumerikut, që sipas studimit të fundit të botuar në gazetën amerikane të Kardiologjisë, një gotë e konsumuar çdo ditë me rreth 150 mg tumerik, ul rrezikun e krizave në zemër me 56 për qind.
Ky çaj i konsumuar përditë ka të njëjtin efekt pozitiv në sistemin kardiovaskular, sikur të bënit 60 minuta ushtrime në palestër.
8 arsye për të përdorur tumerik çdo ditë:
1. Tumeriku ka një efek anti-mikrobial që shkatërron infeksionet bakteriale dhe virale.
2. Ai trajton në mënyrë efektive sëmundjet e frymëmarrjes.
3. Ai është një ilaç i fuqishëm kundër të ftohtit dhe gripit.
4. Studimet kanë treguar se ‘curcumin-i’ mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së kancerit të prostatës, të gjirit, të lëkurës, të mushkërive dhe zorrës së trashë.
5. Ndihmon për largimin e helmeve të mëlçisë.
6. Sëmundja e Alzheimer-it mund të ngadalësohet duke marrë rregullisht ekstraktin e turmenikut.
7. Është një ndihmës i fuqishëm natyral anti-inflamator, për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet në gju dhe kyçet e këmbës, për ata që merren me sport. Gjithashtu, ai ndihmon edhe në zvogëlimin e efekteve të artritit dhe sëmundjeve të sistemit imunitar.
8. Përshpejton shërimin e plagëve të ndryshme.
Çaji i tumerikut
Përfitimet e kësaj bime janë falë përbërsit ‘curcumin’, që gjendet te tumerikut:
– 150 mg pluhur turmeriku në ditë për 8 javë ju sjell përfitime për funksionimin e zemrës
– Përbërja e ‘curcumin’ te ekstrakti i tumerikut është rreth 2 për qind.
– Një lugë çaji me ekstrakt tumeriku në ditë është minimumi i sasisë së nevojshme. Në farmaci mund të gjeni të gatshme dhe kapsula me tumerik.
– Pak tumenik në gatimet tuaja dhe mund t’i bëni më të shijshme, duke përmirësuar edhe shëndetin.
Sigal