Pija më e mirë për të trajtuar depresionin

583
Në momente të ndryshme të jetës, mund të ndihemi të mërzitur dhe pa e kuptuar mund të biem në depresion. Por siç e dini ushqimi është çelësi për të trajtuar shumë sëmundje. Edhe depresioni, zgjidhjen mund ta ketë tek ushqimet. Ne sot do t’ju tregojmë recetën e nje limonate, e cila është mëyra më e mirë për të trajtuar depresionin. Baza e saj është shafrani i Indisë. Kjo lloj erëze është tashmë e mirëstudiuar dhe e njohur për vetitë e saj të shumta kuruese. Shafrani i Indisë, përveç të tjerash është provuar shkencërisht edhe për vetitë e tij anti-depresive.
Përbërësit:
4 filxhanë me ujë të filtruar;
2 lugë gjelle me pudër të shafranit të Indisë;
4 lugë gjelle me mjaltë;
Lëngun e 1 limoni e gjysmë;
Në varësi të dëshirës mund të shtoni edhe lëng portokalli.
Përgatitja:
Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë dhe më pas vendoseni në gota për servirje. Ju bëftë mirë!
Sigal