Philip Morris nis shitjen e cigareve pa tym- synon ndalimin e shitjes së cigareve tradicionale

521

 

 

 

Philip
Morris International, kompania më e madhe ndërkombëtare e duhanit, pritet të
ndal shitjen e cigareve, ka thënë për BBC-në shefi i saj ekzekutiv, pasi ka
lansuar një produkt alternativ IQOS në tregun britanik.

Sigal

Cigarja pa tym IQOS e kompanisë e cila tashmë ka dalë në
shitje në mbi 10 tregje botërore, përfshi Japoninë, Zvicrën dhe Italinë, e nxeh
duhanin deri në atë masë sa për të prodhuar avull pa e djegur atë. Kompania
beson se këto cigare do të jenë shumë më pak të dëmshme sesa cigaret,
transmeton Koha.net.

“Besoj se dikur do të vijë një moment kur do të them se kemi
këso lloj produktesh të mjaftueshme alternative… të nisim të parashikojmë,
bashkë me qeveritë, një periudhë për heqjen e cigareve nga tregu”, ka thënë
Andre Calantzopoulos në një intervistë për BBC Radio 4.

“Shpresoj se ky moment do të vijë shumë shpejt”, ka theksuar
ai.

Prodhuesi i Marlboros, “Phillip Morris International”, ka
nisur shitjen e këtij produkti gjatë këtij muaji, i cili konsiderohet si një
hibrid në mes të cigareve tradicionale dhe atyre elektronike. Pajisja e re
shfrytëzon duhanin e vërtet, por në vend se ta djegë atë për të prodhuar tym të
rrezikshëm dhe katran, ai nxehet deri në atë pikë sa për të prodhuar avull me
shije duhani.

Një pako iQOS me 20 Shkopinj-Nxehtësie (HeatSticks)
momentalisht kushton 5 euro.