PHD Anila Kalleshi: Shkaqet e arteriosklerozës dhe studimi për sëmundjet e zemrës. Migrena, si të shpëtoni nga dhimbja e kokës dhe 6 këshillat për të përballuar vapën. Fibromat uterine dhe shtatzënia

1082
Sigal

Arterioskleroza

Arterioskleroza paraqet forcim të arterieve. Kjo sëmundje jo vetëm që i trash arteriet, por po ashtu shkakton edhe fortësim dhe humbje të elasticitetit të tyre. Me kalimin e kohës, arteriet bëhen më të forta dhe gradualisht dëmtohen nga presioni i lartë i gjakut.

Arterioskleroza është shkaktari i zakonshëm i atakut kardiak, goditjes në tru, dhe sëmundjeve të tjera të enëve periferike, që me një emër quhen sëmundje kardiovaskulare. Sëmundja kardiovaskulare është një prej sëmundjeve më vdekjeprurëse në botë.

Arterioskleroza është një sëmundje që mund të parandalohet sikurse edhe të mjekohet me sukses.

Shkaktarët
Arteriet janë enët e gjakut, të cilat e dërgojnë atë nga zemra nëpër gjithë organizmin tuaj. Ato janë të mbështjella nga një shtresë e hollë e qelizave e quajtur endotelium. Endoteliumi mbron brendinë e arterieve dhe e mban atë të butë, që mundëson gjakut të qarkullojë lirshëm.

Ekspertët thotë se arterioskleroza paraqitet kur presioni i lartë i gjakut, konsumi i duhanit ose kolesteroli i lartë dëmtojnë endotelin e arterieve. Në këtë mënyrë fillojnë të krijohen të ashtu-quajturat pllakëzat e kolesterolit.

Së pari, kolesteroli i keq, LDL, depërton në brendi të enëve të gjakut përmes endotelit të dëmtuar. Kolesteroli aty krijon disa shtresa, ku kapen qelizat e bardha të gjakut (qelizat mbrojtëse), me qëllim për të tretur LDL kolesterolin. Me kalimin e viteve, qelizat dhe kolesteroli që grumbullohen shndërrohen në shtresa të forta, të cilat kapen në murin e enës dhe gradualisht mbyllin arterien.

Këto pllakëza janë një përzierje e yndyrave (kolesterolit), qelizave dhe grimcave, dhe krijojnë xhunga të cilat vazhdimisht bëhen më të mëdha derisa bllokojnë enën e gjakut.
Arterioskleroza tenton të paraqitet gjithkund në trup. Ekspertët thonë se, nëse ju keni enë të bllokuara në zemër, jeni në rrezik të lartë të prekeni edhe nga goditja në tru ose e kundërta.

Arterioskleroza zakonisht nuk shfaq simptoma deri në moshën e mesme ose dhe më vonë. Vetëm kur ngushtimi i enëve bëhet i ashpër, ajo e pengon kalimin e gjakut dhe mund të shkaktojë dhimbje. Bllokimet po ashtu mund të plasin menjëherë, duke bërë që gjaku të mpikset brenda arteries në vendin e plasjes.

Në 90% të rasteve, janë këto faktorë kryesorë:
-Pirja e duhanit
-Kolesteroli i lartë
-Presioni i lartë i gjakut
-Diabeti
-Obeziteti abdominal
-Stresi
-Mosngrënia e frutave dhe perimeve
-Përdorimi i tepruar i alkoolit (më shumë se një pije në ditë për femrat, ose një ose dy për meshkujt)
-Mos-aktiviteti i rregullt fizik (stërvitjet).

Si të shpëtoni nga migrena dhe dhimbjet e kokës

Të gjithë e dimë se çfarë do të thotë të kesh dhimbje koke… Në përgjithësi, dhimbja e kokës na privon nga aftësia e përqendrimit. Provoni këto truke për të shpëtuar nga ky makth:

  • Mos qëndroni mbyllur. Dilni për të marrë ajër të pastër 15 deri në 20 minuta.
  • Bëni një sy gjumë. Në rast se nuk mundeni apo nuk keni kohë, mbyllni sytë për disa sekonda dhe merrni frymë ngadalë.
  • I kërkoni dikujt t’ju bëjë masazh në muskujt e qafës dhe shpatullave.
  • Shtrihuni në shpinë me një peshqir të ngrohtë në qafë e në shpatulla ose vini akull në qafë (zgjidhni vetë, nëse doni të nxehtin apo të ftohtin).
    Në mënyrë që të evitoni dhimbjet e shpeshta të kokës:
  1. Largohuni nga zonat e stresit.
  2. Bëni gjumë të mjaftueshëm gjatë natës.
  3. Bëni ushtrime të lehta fizike të përditshme.
  4. Hani ushqime të lehta e të ekuilibruara duke evituar përdorimin e alkoolit

Fibriomat uterine

 

Fibromiomat janë gungëzime të rrumbullakëta e të forta shpesh në grupe të vendosura në muret e mitrës. Ato përbëhen nga fije muskulore dhe ind fibroz. I përgjigjen rritjes së nivelit të estrogjeneve që është njeri nga hormonet femërore. Rritja e vlerave hormonale do të sjellë për pasoje përshpejtim të rritjes së fibromiomës.

Një gjë e tillë ndodh në raste të:

  • Terapisë zëvendësuese hormonale në menopauzë,
  • Përdorimit të kontraceptiveve,
  • Shtatzënisë.

Pas vendosjes së menopauzës fibromiomat mund të zvogëlohen apo zhduken plotësisht.

Nuk njihet një shkak i qartë i formimit të fibromiomave. Studimet kanë treguar se rritja e tyre ndikohet nga faktorë:

  1. Gjenetikë, si faktor i rëndësishëm në zhvillimin e miomave.

Ndodhin më shpesh në periudhën riprodhuese kur ka një rritje të furnizimit me gjak të mitrës.

  1. Prania e Estrogenit dhe Progesteronit që janë hormonet femërore, duket se nxitin rritjen e tyre.

Është parë që fibromiomat kanë më shumë receptor për estrogjenin dhe progesteronin.

Faktorët e riskut përfshijnë:
* Trashëgimia: Kjo përbë mundësi më të mëdha, nëse nëna apo motra ka fibromiomë.

Simptomat:
– Anemia apo ulje e numrit të rruazave të kuqe, pasojë  hemoragjie të zgjatura në sasi të madhe;
– Hemorragji ndër menstruale;
– Dhimbje gjatë aktit seksual;
– Urinim i shpeshtë i shkaktuar nga presioni që i bën tumori fshikëzës së urinës;
– Menstruacione në sasi të madhe dhe të zgjatur në kohë;
– Dhimbje apo presion në pjesën e poshtme të barkut apo dhimbje mesi;
– Cikle menstrualë të dhimbshëm;

Duke qenë se shkaktaret e formimit të tyre nuk njihen, nuk ka asnjë mënyre për të parandaluar zhvillimin e tyre.

Pasojat
– Prania e Fibromiomave mund të bëjë më të vështirë konceptimin e një fëmije;
– Gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë dështime apo vështirësi në lindje;
– Fibromioma mund të përdridhet dhe të kërkoje ndërhyrjen kirurgjikale;
– Fibroimiomat nuk janë ngjitëse;
– Fibromioma mund të përbej risk për fetusin gjatë shtatzënisë.

6 këshilla për të përballuar vapën më së miri

 

Hidratohuni vazhdimisht

  • Pini, pini dhe sërish pini. Në verë djersitet dyfish nga sa djersitet në pjesët e tjera të vitit dhe humben më shumë lëngje, duke bërë që të ndihemi më të lodhur. Ndaj këshillohet që të pihen së paku dy litra ujë në ditë.
  • Hani ushqime të lehta dhe të pasura me ujë.
  • Hani sa më shumë fruta dhe perime, kryesisht pjepër dhe shalqi. Edhe lëngjet dhe frutat miks janë shumë të mira.

Kujdes për këmbët

I nxehti stimulon fryrjen e këmbëve, ndaj në fund të ditës futini ato në ujë të vakët me pak sodë. Në darkë shtrihuni dhe poshtë këmbëve vendosni një jastëk, i cili ndihmon për qarkullimin.

Mbani ambientin e freskët

Kujtohuni të mbyllni dritaret dhe grilat në mëngjes, në mënyrë që të mos hyjë i nxehti.

Përdorni tenda me ngjyrë të hapur në mënyrë që të mos thithen rrezet e diellit.

Këshillohet të mbani sa më shumë bimë zvarritëse në dritare dhe përreth shtëpisë.

Lahuni sa më shpesh

Ndihmon për t’u ndjerë më të freskët dhe më të pastër, pasi nuk lejon që të bezdiseni nga djersa.

Gradojeni kondicionerin në mënyrë inteligjente

Nëse jashtë temperatura është afro 40 gradë, gradimi i kondicionerit 18° C nuk është një zgjidhje e mirë. Ndryshimet drastike të temperaturës kanë pasoja të rënda për shëndetin, ndaj mos e vendosni temperaturën më poshtë se 26 gradë.

Hernia Inguinale

 

Hernia është një ënjtje që paraqitet poshtë lëkurës për shkak të daljes së organeve të brendshme nga një çarje ose vrimë në murin e barkut. Kjo ënjtje që shkaktohet nga hernia herë-herë është më e shprehur, herë-herë zhduket.

Të gjitha herniet e murit të barkut janë ose të lindura, ose krijohen më vonë nga një pikë e dobët. Shembull të hernieve që krijohen nga një pikë e dobët ekzistuese që nga lindja janë hernia e ijeve (hernia inguinale), hernia e kërthizës dhe përreth kërthizës.

Disa hernie inguinale krijohen për shkak të mos mbylljes së kanalit inguinal që normalisht duhet të mbyllet pas lindjes dhe një pjesë tjetër krijohen për shkak të hapjes së kanalit inguinal në një periudhë më të vonë të jetës (hernie inguinale indirekte).
Mekanizmi i krijimit të hernieve është i ngjashëm me atë të çarjes së gomës së makinës.

I vetmi trajtim efikas për herniet inguinale është kirurgjia. Zgjidhja e vetme është riparimi mekanik i defektit në murin e barkut që ka shkaktuar hernien.

Sëmundjet që shoqërohen gjatë shtatzënisë dhe çfarë duhet të kihet parasysh

 

Të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzënisë

 

Nuk dihet mirë pse ndodhin, por mendohet se janë pasojë e uljes së nivelit të vitaminës B në gjak, ndryshimeve hormonale gjatë shtatzënisë apo ndryshimit të presionit të gjakut. Hasen më shpesh në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe mund të fillojnë herët në mëngjes kur stomaku është ende bosh, por mund të shfaqen në çfarëdo moment të ditës.

Ç`duhet të keni parasysh?

 

  • Është një fenomen i kufizuar që zhduket pas tremujorit të parë të shtatzënisë.
  • Ndryshoni dietën për të gjetur një dietë më të përshtatshme.
  • Shtoni vitaminën B. Tabletat e marra nga konsultori me emrin “prenatal” kanë sasinë e mjaftueshme të vitaminës.
  • Mund të merrni bukë të thekur ose ndonjë gjë tjetër të thatë para se të çoheni nga krevati.
  • Kufizoni ushqimet e yndyrshme dhe dhjamërat në përgjithësi.
  • Hani shumë herë në ditë dhe në sasi të pakët ushqimin duke bërë pushim midis vakteve të të ngrënit. Zgjidhni ushqimin tuaj sipas shijes.
  • Duhet të çoheni ngadalë nga krevati duke bërë pushim nga momenti që çoheni deri sat ë filloni të lëvizni.
  • Vazhdimi i të vjellave pas tremujorit të parë të shtatzanisë flet për sëmundje dhe për këtë duhet ti drejtohuni mjekut tuaj.

 

Janë disa sëmundje gjatë shtatzënisë që shoqërohen me të vjella si: shtatzënia molare (është shtatzëni ku nuk ka embrion, po gjithë hapësira e mitrës është e mbushur me një strukturë si vilet e rrushit) sëmundjet e mëlçisë dhe të tëmthit.

Ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.

Kujdes nga paracetamoli! Shumë tableta që disa i gëlltisin me shumicë kundër kokëdhimbjes, për qetësimin e dhimbjes së dhëmbit dhe dhimbjeve tjera, përmbajnë paracetamol.Ky analgjetik, mjaft mirë e zëvendëson aspirinën dhe është i përshtatshëm për personat që kanë të thatë në lukth dhe për ata të cilët herë pas here paraqitet gjakderdhja në lukth.

Por kujdes! Paracetamoli dëmton veshkat. Kështu, ata që e shfrytëzojnë kanë mundësi tri herë më shumë të sëmuren nga veshkat se ata që nuk përdorin barëra që nuk kanë paracetamol.

Studim mbi sëmundjet e zemrës

 

Ndërsa dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e nivelit të kolesterolit mund të mos jetë një hap i mjaftueshëm për parandalimin e një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të kolesterolit, është edhe niveli i inflamacionit të artereve që shton rrezikun e goditjeve në zemër. Ç’do vit qindra mijëra nënshtetas amerikanë pësojnë goditje në zemër apo bllokim të artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterolit. Dr. Steven Nisen i klinikës së Klevelandit thotë se duke parë nivelet e kolesterolit si dhe nivelin e inflamacionit brenda artereve të pacientit u shpjeguan disa probleme. Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të

acaruara, kolesteroli dhe pllakëzat e kanë kanë më të lehtë për t’u grumbulluar përgjatë mureve të brendshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë

që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se, të dhënat e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga goditjet në zemër. Në studim u morën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë. Gjatë studimit, niveli i kolesterolit bie dukshëm, ndërsa me uljen e nivelit të inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve në zemër pakësohej me 50 për qind. Shkencëtarët thonë se niveli i inflamacionit të arterieve mund të matet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Niveli i

inflamacionit mund të ulet nëpërmjet ilaçeve si dhe nëpërmjet dietave, rënies nga pesha, ushtrimeve fizike dhe lënia e duhanit.