PHD. Anila Kalleshi: Ja 9 lëndët ushqyese që balancojnë hormonet dhe 5 arsyet që na shtyjnë të hamë më shumë se duhet. Kujdes nga limoni në fytyrë!

805
Sigal

9 lëndët ushqyese që balancojnë hormonet tuaja

 

  1. Vitamina C

Studimet kanë treguar që vitamina C ndihmon në rritjen e niveleve të progesteronit dhe rregullon problemet e fazës luteale.
Burime të mira: Patatja e ëmbël, kivi, luleshtrydhet, portokallet, papaja dhe kungulli. Shumë perime të tjera gjithashtu rrisin sasinë e vitaminës C përfshirë brokolin, domatet, lakrat e Brukselit dhe limonat.

  1. Zinku

Ky mineral nuk është i rëndësishëm vetëm për imunitetin dhe zinkun. Zinku gjithashtu ndihmon gjëndrën për të cliruar hormone që stimulojnë folikulat. Këto inkurajojnë ovulacionin dhe gjithashtu ndikojnë në prodhimin e më shumë progesteroni.
Burime të mira: Karkalecat, mishi i lopës, mishi i kuq, kungulli dhe arrat shqeme.

  1. Magnezi

Ky mineral i rëndësishëm jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e niveleve të progesteronit duke i mbajtur në nivele të qëndrueshme, por gjithashtu ndihmon në reduktimin e dominancës së estrogjenit.
Burime të tjera të mira: Arrat shqeme, zarzavatet jeshile si lakra kale, farat e kungullit, fasulet e zeza, thjerrëzat, kakao dhe orizi kaf.

  1. Vitamina E

Studimet kanë treguar që vitamina E ndihmon në rritjen e niveleve të progesteronit në disa femra.
Burimet: Fara luledielli, bajame dhe arra. Në sasi të vogla: Avokado, fara luledielli, speca të kuq, kunguj, ashparag, kungull, brokoli dhe mango.

  1. Vitamina B6

Vitamina B ndihmon në luftimin e stresit dhe gjithashtu ndihmon mëlcinë të thyejë nënproduktet e estrogjenit, duke reduktuar dominancën e estrogjenit. Të merrni suplemente të vitaminës B6, mund të ndihmojë në reduktimin e niveleve të estrogjenit duke rritur dhe prodhimin e progesteronit njëkohësisht.
Burime të mira: Patate, salmon, tuna, banane, spinaq, arra, pulë, patate të ëmbël, fasule dhe kumbulla.

  1. Kolesteroli i mirë

Kolesteroli është i nevojshëm në trupin tuaj për të bërë pregnenolon, e cila është “nëna e hormoneve”. Pregnenoloni gjithashtu ndihmon në prodhimin e progesteronit.
Burime të mira: Vaji i kokosit, gjalpi i kokosit, mishi i kuq dhe i gjelit të detit, vezët dhe kosit, vaji i ullirit dhe ullinjtë.

  1. Sulfuri

Zarzavatet janë një mënyrë e mirë për të reduktuar dominancën e estrogjenit. Ato janë të pasura në glukosinolat, i cili aktivizon fazën 2 të detoksfikimit në mëlci, duke ndihmuar në filtrimin e metaboliteve të estrogjenit nga trupi juaj. Ky është një lajm i mirë për balancën e hormoneve, pasi parandalon qarkullimin e nënprodukteve të estrogjenit për një kohë të gjatë, i cili mund të rrisë nivelet e estrogjenit.
Burime të mira: Brokoli,  lulelakra, lakra dhe lakrat e Brukselit.

  1. Fibra

Fibra është esenciale në balancën e mirë hormonale, pasi ndihmon në lëvizjen e zorrëve dhe në metabolizimin e hormoneve, duke përfshirë estrogjenin e dëmshëm i cili ndikon që progesteroni mos ta kryejë siç duhet funksionin e tij.
Burime të mira: Farat e lirit, quinoa, tërshëra pa gluten.

  1. L-Arginina

Ky amino-acid gjendet ne ushqime me përmbajtje të lartë proteinike dhe ndihmon trupin tuaj të prodhojë acid nitric. Acidi nitric relakson enët e gjakut, kështu që qarkullimi rritet. Kjo i siguron organeve të tjera të prodhojnë sa më shhumë progesteron.

Kujdes kur vendosni lëng limoni në fytyrë

 

Për pastrimin e fytyrës apo për maska të ndryshme të lëkurës, ka këshilla dhe sugjerime të pafundme: si të përdorësh maskën me avokado në fytyrë, si të përdorësh vajin e kokosit, një maskë hidratuese e pa fund këshilla të tjera si këto. Por ka edhe shumë përbërës të tjerë, të cilët ne nuk e kuptojmë që janë të dëmshëm për lëkurën dhe i heqin shkëlqimin asaj. Dhe një prej këtyre produkteve gjendet në kuzhinë. Kjo vjen surprizë për të gjitha, sepse shumica prej nesh jemi fanse të përdorimit të limonit si maskë apo pastrues fytyre. Por derisa e kemi kuptuar se është mjaft i dëmshëm për lëkurën. Është e vërtetë: lëngu i limonit mund të shkëlqejë fytyrën, por, siç dihet, ka një përmbajtje të lartë acidi duke u bërë kështu mjaft i rrezikshëm për lëkurën.

Lëngu i limonit mund të shkaktojë thatësi të madhe, djegie, madje edhe pulla të kuqe, të cilat në thelb janë djegie të rënda që ndodhin kur disa substanca botanike reagojnë ndaj rrezeve ultraviolet. Kjo është e tmerrshme, e dhimbshme, dhe absolutisht nuk ia vlen të provohet.

Ndaj, kujdes nga përdorimi i limonit!

Arsye që na shtynë të hamë më shumë se duhet

 

Cilat janë këto arsye që na shtynë të hamë më shumë se duhet duke sjellë me vete shëndoshje, mbipeshë dhe një sërë problemesh te tjera.

 

Porcionet

Në fakt ekziston një shprehje që thotë se “ta ha syri”. Dhe në fakt nuk ka dalë kot. Kështu dihet që pjatat e mëdha janë armik i dietës. Eksperimente të posaçme kanë treguar se një njeri mund të hajë deri në 73% më shumë nëse ushqimi i vendoset në pjata të mëdha që si të tilla, humbasin sensin e masës së asaj që jemi duke ngrënë.

Llojet e ndryshme të ushqimit

Të pasurit e disa lloje ushqimesh në një tavolinë, çon instinktivisht në tundimin e shijimin të të gjithave. Sipas specialistëve, në këtë rast kemi të bëjmë me të ashtuquajturën “ngopje sensoriale specifike”, që nga eksperimente ka treguar se është në gjendje të çojë konsumin ushqimor deri katër herë më shumë nga normalisht.

Shpërqendrimi

Ngrënia duke parë televizor, biseduar, naviguar, interferon me ato mekanizma që zakonisht na lejojnë të vlerësojmë, jo vetëm shijen e ushqimit, por edhe sasinë e tij.

Alkooli

Përveçse është ne gjendje të frenojë mekanizmat e autokontrollit, alkooli u jep më shumë shije veçanërisht disa lloj ushqimesh. Gjithashtu konsumi i tij mund të frenojë sinjale të tilla të brendshme që çon trupi për të treguar se është ngopur.

Shoqëria

Dihet që kur hamë në shoqëri, perceptimi për atë që jemi duke ngrënë dobësohet. Shoqëria e mirë është në gjendje të bëjë ushqimet edhe më të shijshme. Me fjalë të tjera, nëse do të doni të konsumoni më pak ushqim dhe në mënyrë të kujdesshme, evitonin ato që thamë më sipër.