PHD Anila Kalleshi: Ja 5 ushqimet e përditëshme dhe ato të konservuara që dëmtojnë trurin dhe zemrën. Intoleranca ushqimore, shkaku i fshehur i rritjes në peshë

719
Sigal

5 USHQIMET QË PO DËMTOJNË TRURIN DHE ZEMRËN TUAJ

Janë me dhjetëra sëmundje si: infarkti, rritja e sheqerit në gjak dhe hipertensioni që na frikësojnë për shkak se ato sulmojnë pa dhënë asnjë lloj shenje paralajmërimi. Kur qelizat e gjakut të cilat janë të lidhura me organet kryesore si truri, veshkat, zemra, bllokohen nga plagë të hapura, truri dhe të gjithë qelizat e trupit tonë nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe vlerat e duhura ushqimore. Dhe e gjithë kjo shkaktohet pikërisht nga ushqimet e pashëndetshme që ne konsumojmë. Statistikat tregojnë që rreth 700,000 njerëz në botë janë të diagnostikuar me sulm në zemër dhe ky numër është akoma në rritje.

Këtu janë 5 ushqimet që dëmtojnë trurin dhe zemrën tuaj

Soda dietike- Të gjithë besojmë që gjëja e parë që bëjmë kur fillojmë dietën është zvëndësimi i të gjithë pijeve të gazuara me soda dietike. Mund t’ju duket si alternativë e shëndetshme por në fakt sipas dietologëve është një nga kontribuesit më të mëdhenj që ndikon në rritjen e rrezikut të goditjeve të zemrës apo trurit.

Pse nuk është e shëndetshme?

Një studim që ekzaminoi stilin e ushqyerjes dhe dietat e 2500 individëve doli në përfundimin  që ata që pinë soda dietike, të paktën një në ditë, ishin 48% më të rrezikuar nga goditja në tru apo në zemër. Shkencëtarët akoma nuk kanë gjetur një bazë të fortë për të na treguar se si soda dietike vepron në organizëm por shumë ekspertë sugjerojnë që të shmanget plotësisht nga regjimi ushqimor.

Çfarë mund të bëni?

Gjithmonë është e këshillushme që soda dietike të zvëndësohet me ujë dhe lëngje të ndryshme.

Mishi i procesuar dhe i tymosur

Eshtë koha t’i jepni fund të gjithë alternativave të pashëndetshme të mishit të procesuar dhe të tymosur.

Pse nuk janë të shëndetshme?

E dimë që janë tepër të shijshme por kur të zbuloni se cfare efekti kanë në organizëm më besoni, nuk do donit t’i konsumonit më. Të gjithë alternativat e mishit të tymosur dhe të procesuar nuk e rrezikojnë trurin apo zemrën në vetëm një mënyrë por në dy. Së pari janë të pasura në sodium I cili është një nga shkaqet direkte që con në goditjet që zemra pëson.  Së dyti në to janë hedhur shumë konservues të rrezikshëm që është I nevojshëm për mishin që të ruhet i paketuar. Këto dy përbërës të rrezikshëm janë nitrati dhe nitrati sodës që janë studiuar dhe është vërtetuar shkencërisht që në momentin që futen në organizëm bllokojnë qelizat e gjakut duke dëmtuar arteriet. Dhe normalisht qe qelizat e dëmtuara të gjakut janë një nga shkaqet më natyrale që con në goditje të zemrës. Gjithashtu shumë studime kanë dalë në përfundimin që mishi I procesuar është përgjegjës për për sëmundjen e arterieve (CAD) dhe individet që hanin së paku një vakt në ditë ku përfshihej mishi I procesur dhe i tymosur ishin më të rrezikuarit. Dhe nëqoftëse jeni një “I fiksuar pas sallamrave” kini parasysh që konsumimi I tepërt është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve si: kancer ( të ndryshme) si dhe diabet.

Çfarë mund të bëni?
Në vend se të konsumoni  një sandwich proshutë , kijeni parasysh si një alternative sandwich-in me ton apo salmon.
3. Patatinat dhe ëmbëlsirat e paketuara

Të gjitha llojet e patatinave apo ëmbëlsirave të paketuara përmbajnë yndyrna “Trans” të rrezikshme si dhe vaj të hidrogjenizuar që e lejon produktin të ruhet për një kohë të gjatë dhe në cfarëdolloj temperature.

Pse janë të rrezikshme?

Një studim që është kryer tregon që yndyrnat “Trans” janë shkaku kryesor i bllokimit të arteries pasi ata rrisin në mënyrë të shpejtë densitetin e lipideve në rrjedhën e gjakut. Gjithashtu niveli i kolesterolit ngrihet përtej normalitetit. Në momentin që janë ekzaminuar efektet e yndyrnave “Trans” u pa që femrat që konsumonin 7gr ishin më të rrezikuara se ato që konsumonin vetëm 1gr. Do të thoni ju po sa janë 7 g? Vetëm dy petulla me cokollatë dhe një gjysëm pjate me patate të skuqura. Por jo vetëm kaq! Konsumimi i tepërt vecanërisht te femrat ndikon në nivelet e proteinës C-reaktive dhe lejon inflamacionin në të gjithë trupin.

Çfarë mund të bëni?

Nëqoftëse patjetër ju pëlqen të hani yndyrna cdo ditë, jini të kujdeshëm duke limituar porcionet që konsumoni jo më shumë se 1-2 gr. Mund t’i gatuani dhe vetë, pasi në këtë mënyrë i gjithë procesi është i kontrolluar.

Mishi i kuq

Mishi i kuq është i paketuar me një sasi masive të yndyrnave të saturuara të cilat e bëjnë një zgjedhje aspak të shëndetshme për individët që kërkojnë të eliminojnë simptomat e infarktit apo goditjeve në zemër.

Pse është jo- i shëndetshëm?

Studime të panumërta kën treguar që yndyrnat që mishi i kuq përmban janë të lidhura në mënyrë direkte me shkaqet e goditjeve në zemër. Më pas mishi i kuq derivon një sasi të fuqishme të hekurit nga një përbërje natyrale sicc është hemoglobina.

Çfarë mund të bëni?

Zvëndësojeni me alternativa si peshku apo mishi i bardhë. Por mund të zgjidhni dhe ushqime që përmbajnë proteina si fasulet, tofu, arrat etj.

Ushqimet e konservuara dhe të ngrira

Një kanace me pasta, supë, spagheti apo ushqime të tjera të ngrira që gjehen lehtësisht në cdo supermarket mund të duken si zgjidhja ideale, por në fakt nuk janë. Nuk kanë asgjë tjetër përvec sodiumit që përdoret për t’i dhënë një shije të mirë dhe që ushqimi të duket i freskët. Tani sasia prej 1500 gramëve është tepër e rrezikshme për zemrën. Gjatë dy dekadave të fundit dietologët dhe, specialistët e zemrës dhe shoqatat mjekësore kanë lajmëruar individët për rreziqet që sjell konsumimi i tepërt i ushqimeve të konservuara.

Çfare mund të bëni?

Pse mos t’i gatuani në shtëpi? Në momentin që gatuani një vakt ju mund ta lini në ngrirje dhe ta ngrohni sa herë ju doni por gjatë një periudhe të caktuar. Gjithashtu lexoni me kujdes etiketat në mënyrë që të njiheni me përbërësit që cdo produkt ka.

PHD Anila Kalleshi: Intoleranca ushqimore. Shkaku i fshehur i fitimit të peshës

Nëse do të donit të ishit në peshën tuaj optimale dhe të konsumonit ushqimet më të shëndetshme në botë, çfarë do të ju duhej të konsumonit: vezë, omëletë vegjetariane, kos natyral pa yndyrë apo proteina me kalori të ulëta?
Ky është regjimi që ndjek pjesa më e madhe e atyre që merren me humbjen e peshës. Kam më shumë se 17 vite që punoj me shumë klientë mbipeshë, duke përfshirë disa nga personazhet më të njohur të show biz-it shqiptar. Shumë të shpesh këshilla ime ka qenë: kujdes dhe me ushqimet që vërtet janë të shëndetshme, pasi mund të jenë këto ushqime pengesa e qëllimit tuaj. Shumë shpesh ndodh që mbipesha nuk ka të bëjë me kaloritë, me yndyrat, me proteinat, me karbohidratet apo me aktivitetin fizik.
Sigurisht, që këto përbërës janë shumë të rëndësishëm dhe thelbësor për një mirëqenie trupore dhe një trup të shëndetshëm. Por ndodh, dhe jo radhë kjo që ju mund të jeni mjaft të kujdesshëm t’i numëroni kaloritë, t’i reduktoni ato në maksimum, dhe ju nuk do të humbisni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime që trupi juaj nuk mund t’i përballojë.
Çelësi ndaj humbjes në peshë është shmangia dhe kapërcimi i intolerancës ushqimore.
Nuk do të humbni peshë nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i përballojë.
Intoleranca ushqimore është një sërë përgjigjesh psikologjike që trupi juaj ka ndaj llojeve të caktuara të ushqimeve. Këto përgjigje të trupit nuk kanë fare lidhje me at që japin alergjitë. Pjesa më e madhe e njerëzve rezultojnë negativë ndaj alergjive ushqimore, por pjesa më e madhe ka të paktën një lloj ushqimi si intolerancë ushqimore por ka njerëz të tjerë që kanë disa ushqime që nuk janë tolerante për trupin e tyre. Simptomat e intolerancës ushqimore variojnë nga një person tek tjetri, por më të zakonshmet janë fryrja, gazrat, tretja, lodhja, bllokimi mendor, acarimi, ndryshimi i humorit dhe shtimi në peshë. Nëse jeni duke ngrënë ushqime të cilat trupi juaj nuk mund t’i tolerojë, ju keni mundësi që të fitoni peshë, të ndiheni të fryrë dhe të dukeni më të vjetër sesa mosha juaj aktuale.
Pjesa më e madhe e njerëzve injorojnë përgjigjet e trupave të tyre ndaj ushqimeve që hanë, ose ndoshta ato kërkojnë për mënyra që të maskojnë simptomat. Por fitimi i peshës, fryrja dhe lodhja nuk janë vetëm fakte të mërzitshme të jetës. Ato janë mënyrat e trupit tuaj për të treguar që jeni duke ngrënë ushqime që nuk janë të shëndetshme për ty. Në momentin që do të shpëtoni nga ushqimet që trupi juaj nuk mund t’i përballojë, përdorni ushqime që ju shërojnë dhe suplemente dhe jepini trupit tuaj mundësinë për t’u shëruar nga ajo që keni shtuar në mënyrë të paditur, pasi ju keni mundësi që të shtoni në peshë, të merrni peshë dhe të vuani nga plakja e parakohshme. Kjo do të ju ndihmojë të ndiheni më të freskët dhe më të motivuar.
Ndoshta trupi juaj është i stresuar nga ushqimet që keni përdorur me përmbajtje të lartë sheqeri, sheqerna artificialë si dhe nga ushqimet e përpunuara, të cilat kanë predispozitë që të përmbajnë intolerancë ushqimore (IU) të lartë si: sojë, drithëra dhe gluten. Ndoshta ju keni mbajtur një regjim të dukshëm të shëndetshëm, të ulët në yndyrna dhe në karbohidrate por asnjëherë nuk keni kuptuar që të gjitha përpjekjet tuaja të shëndetshme janë duke u sabotuar nga kosi (edhe pse pa yndyrë), por me IU të lartë, vezët (edhe pse të pasura me omega 3) dhe drithërat (edhe pse mund të jenë drithëra integrale).
Si mund ta dalloni që ju po keni probleme me intolerancën ushqimore? Testi im do të ishte ky?
– A keni qenë shpesh prehë e efektit yo – yo të dietave (pra keni humbur ca kilogramë dhe i keni marrë menjëherë ato kilogramë) sapo e keni ndërprerë dietën?
– A keni tentuar shpesh të humbisni peshë por keni rezultuar të pasuksesshëm në këtë sfidë?
• A përjetoni shpesh pas të ngrënit shqetësime, siç janë fryrja e barkut, gazra apo mostretje të ushqimit?
• Edhe pse ju nuk konsumoni asgjë, ju përsëri e keni shumë të pamundur të humbisni peshë
• A ndiheni ose dukeni më të vjetër seç jeni në të vërtetë?
Nëse përgjigja e vetëm njërës prej tyre është po, keni shumë mundësi që keni ngrënë shumë ushqime problematike me IU të lartë dhe që kanë shumë mundësi që të përkeqësojnë intolerancën ushqimore.
Zgjidhja ime është : ndaloni së konsumuari ushqime me IU të lartë dhe zëvendësojini ato me IU të ulët që kanë shumë më pak mundësi që t’ju shkaktojnë intolerancë ushqimore. Nëse mund të ndërprisni 7 ushqimet me IU të lartë për vetëm 3 javë ju do të shihni humbje në peshë dhe rezultate shumë të mira që do të ju bëjnë të ndiheni dhe të dukeni mrekullisht mirë.
Nëse këto yndyrna të ulëta, karbohidrate të ulëta ose dieta të pasura me proteina kanë funksionuar për ju në të shkuarën, ju do të duhej të ishit në peshën tuaj optimale? Ka një arsye që qasja ndaj këtyre ushqimeve nuk funksionon – dhe ka një arsye që dieta e intolerancës ushqimore funksionon më së miri.