PHD Anila Kalleshi: Gjuha ‘spiunia’ e shëndetit. Ja shenjat dalluese që përcaktojnë aneminë, diabetin, dehidratimin, alergjinë, ulcerën etj

1836
Sigal

PhD Anila Kalleshi: Shenjat dalluese të gjuhës që përcaktojnë aneminë, dehidratimin, diabetin, alergjinë e depresionin

 

Pamja dhe ngjyra e gjuhës si përcaktuese e shëndetit dhe gjendjes së trupit  të njeriut

Më lër të të shikoj gjuhën dhe do të të them se në çfarë gjendje shëndetësore je, pasi duke vëzhguar pamjen e saj dhe ngjyrën, gjuha jonë mund të jetë “spiunia” e asaj që ndodh në trupin tonë. Nuk është rasti vetëm kur ne paraqitemi tek mjeku, një diagnozë të parë mund ta zbulojmë nga vetja jonë nëpërmjet gjuhës. Gjuha është një organ fibromuskulor, që në kulturën japoneze është një lloj i hartës së trupit njerëzor, sepse thjesht duke shikuar atë mund të zbuloni, nëse keni ndonjë problem me shëndetin.

Anemia, problemet renale, dehidratimi, kalon edhe nga gjuha., Po cilat janë shenjat që duhet të kemi parasysh? Mund të bëjmë një test të thjeshtë paraprakisht në shtëpi, dhe pastaj të flasim për sigurinë tonë.

Vëzhgoni gjuhën tuaj në mënyrë që të dalloni problemet e shëndetit!

Gjuha në ngjyrë të kuqe që shkëlqen

Gjuha ka një ngjyrë të kuqe për shkak të enëve të gjakut në brendësi të saj. Dhe nëse kjo ngjyrë është shumë e kuqe ose në ngjyrën ë luleshtrydhes, kjo është spiunimi i parë për sa i përket shëndetit tonë. Ndoshta ne jemi përpara një mungese në lidhje me vitaminën B12, sidomos nëse provojmë dhimbjen kur ne konsumojmë ushqim.

Kur gjuha është shumë e errët

Gjuha është e mbuluar nga papilla që janë poroze, mund të jetë për shkak të mungesës së oreksit të dobët, të përdorimit të antibiotikëve. Provoni një pastrim më të mirë të gojës tuaj.

Kur gjuha është si me luspa

Mund të ndodhë një herë që në gjuhën tonë të shfaqen disa luspa të vogla që ngjajnë me një çarje të vogël, të cilat janë tërësisht të padëmshme. Edhe këtu mund të jetë një sëmundje e, por edhe një infeksion i mushkërive. Është mirë të këshilloheni me mjekun.

Gjuha ka ngjyrë të bardhë

Hipotezat më të mundshme për një gjuhë të bardhë mund të jetë një myk oral, që lidhet ndoshta me një përdorim të ekzagjeruar të antibiotikëve. Myku mund të rritet dhe mund të ndryshojë shijen duke shkaktuar edhe dhimbje, edhe këtu duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut. Edhe njollat e bardha mbi gjuhë mund të fshehin një  leucoplachia, një dëmtim i kavitetit oral shumë shqetësues. E përsëri, sëmundje infektive në veprim, gastrit, ulcera gastrite etj.

Gjuhë e dhëmbëzuar

Ndonjëherë gjuha jonë mund të marrë një pamje  vërtetë të çuditshme, për shembull, kur gjeni ca dhëmbëzime të vogla  që rriten dhe na rrisin ndjeshmërinë tonë ndaj ushqimeve acide ose pikante. Në përgjithësi është një kusht i padëmshëm, por gjithnjë më mirë të bëni një kontroll tek mjeku juaj.

Dhe ne rastet kur kemi:

Gjuhë të zbehtë: Gjendja e anemie;

Gjuhë e thatë: Dehidratim, probleme renale, diabet;

Gjuhë jeshile / e verdhë: Shqetësime të flegatës, cistifelea;

Gjuha duket si një hartë gjeografike gjeografike: Manifestime alergjie;

Gjuhë që djeg: Gjendje depresioni psikik;

Gjuhë me pika të kuqe angioma: Sëmundja angiomatoze që lidhen me mëlçinë / pulmonite

Kur pjesa anësore e gjuhës është e zbehtë: Kongjestion i mëlçisë;

Gjuhë e enjtur: Ortikarie në akt;

Gjuhë me pika të bardha: Gjendje e imuno-depresioni.