Sigal

Dieta pranverore që heq toksinat e akumuluara gjatë dimrit

Ditët tashmë kanë filluar të zgjaten dhe mendja jonë ecën më shpesh në pranverë. Por i ftohti mundet akoma të shtyjë trupin tonë në kërkim të ushqimeve kalorifike duke na bërë të hamë më shumë se zakonisht. Përveç kësaj pranvera është koha e duhur për të hequr toksinat e akumuluara gjatë dimrit . Kemi përgatitur një dietë për ju me pjata të cilat janë shumë të lehta për t’u përgatitur. Për më tepër dieta mund të përshtatet dhe sipas shijeve tuaja për shembull: Mund të ndërrosh ushqimet që ke në vaktin e drekës me ato që ke në vaktin e darkës, mund të zgjedhësh një lloj tjetër mishi, peshku ose drithërash, por gjithmonë duke ruajtur sasitë e dhëna në dietë.

NË ÇANTAT TUAJA TË PAZARIT DUHET:

PERIMET: Panxhar, karçof, karota, lulelakër, lakra të ndryshme, qepë, kërpudha të kultivuara, çikore, sallatë jeshile, patate, selino, spinaq, brokoli

FRUTA: Portokalle, avokado, banane, mandarina, dardha, portokalle të kuqe, ananas

PESHK: Sardele, levrek, koc, troftë, merluc

DIETA JAVORE:

E HËNË

Mëngjesi:

  • kafe ose çaj
  • qumësht i skremuar
  • biskota integrale

Midis vakteve:

  • 1 mollë

Dreka:

  • vezë sode
  • sallatë jeshile me spinaq dhe lakra
  • bukë integrale

Midis vakteve:

  • 1 portokalle

Darka:

  • gjellë me bizele dhe qepë
  • karota të ziera me limon
  • Bukë integrale

E MARTË

Mëngjesi:

  • kafe ose çaj
  • kos pa yndyrë
  • bukë e thekur integrale me një lugë mjaltë

Midis vakteve:

  • 1 portokalle të kuqe

Dreka:

  • proshutë koto me karçof krudo dhe limon
  • patate të ziera

Midis vakteve:

  • ananas

Darka:

  • peshk merluc të pjekur
  • sallatë jeshile
  • bukë integrale

E MËRKURË

Mëngjesi:

  • kafe ose çaj
  • qumësht i skremuar
  • biskota integrale me dy lugë reçel sipas dëshirës

Midis vakteve:

  • mandarina

Dreka:

  • brokoli të ziera me djathë sipas dëshirës
  • bukë integrale e thekur

Midis vakteve:

  • banane

Darka:

  • pasta dhe qiqra
  • sallatë mikse

E ENJTE

Mëngjesi:

  • kafe ose çaj
  • kos pa yndyrë
  • muesli

Midis vakteve:

  • portokalle të kuqe

Dreka:

  • fileto gjeli të pjekura me rozmarinë
  • panxhar
  • bukë thekre

Midis vakteve:

  • 1 portokalle

Darka:

  • levrek me salcë domatesh
  • lulelakër e zier
  • bukë integrale

E PREMTE

Mëngjesi:

  • kafe ose çaj
  • kos pa yndyrë me fruta
  • drithëra integrale

Midis vakteve:

  • 1 dardhë

Dreka:

  • kuskus me fasule, qepë dhe erëza aromatike miks
  • spinaq i zier

Midis vakteve:

  • 1 mandarinë

Darka:

  • panine integrale me qofte viçi
  • sallatë jeshile

E SHTUNË:

Mëngjesi:

  • kafe ose çaj
  • qumësht i skremuar
  • biskota integrale

Midis vakteve:

  • 1 portokalle e kuqe

Dreka:

  • djathë i bardhë i pjekur me katalonia
  • bukë integrale

Midis vakteve:

  • mandarina

Darka:

  • pasta me salcë ragu
  • sallatë mikse

E DIELË

Mëngjesi:

  • kafe ose çaj
  • kos pa yndyrë
  • muesli

Midis vakteve:

  • ananas

Dreka:

  • kofshë pule pikante
  • turshi me lakër
  • bukë integrale

Midis vakteve:

  • dardhë

Darka:

  • rizoto me karçof dhe djathë parmixhano
  • sallatë mikse

ÇDO DITË DUHET TË KONSUMONI:

Biskota integrale dhe bukë të thekur: 30-40 g ose dhe drithëra integrale si muesli për mëngjes 30-40 g

Qumësht i skremuar: 150-200 g

Kos pa yndyrë 150 -200 g

Perimet: mund t’i konsumoni pa masë

Frutat: deri në 400 g

Erëzat: njësoj si perimet pa masë

Vaji ullirit: 4 deri në 6 lugë

Kripë: 2.5 gr

GJATË JAVËS:

Mish: 120-150 g

Peshku: 150-200g

Djathë: 100 g

Sallam pa dhjamë: 60-70g

Vezë: 2 (janë të lejueshme vetëm 1 herë në javë)

 

Kujdes!: Kjo diete nuk është e personalizuar por është një diete orientuese.