PHD. Anila Kalleshi: Bukuria dhe çmenduritë njerëzore

639
Sigal

Çmenduritë që bëjnë njerëzit në botë për bukurinë

 

Njerëzit kudo në botë kanë mënyra të ndryshme për t’u kujdesur për mendjen, trupin dhe shpirtin. Disa nga këto mënyra janë të zakonshme dhe i kemi dëgjuar edhe më parë, mirëpo ka edhe nga ato që mbase na kanë shpëtuar dhe nuk i dimë ende. ‘Bright Side’ ka seleksionuar disa nga këto “çmenduri” që njerëzit bëjnë për bukurinë që me siguri nuk ju kanë shkuar në mendje.

Masazh fytyre me kërmij

Në Tajlandë, ky masazh ka fituar një popullaritet të madh, mirëpo trajtime të tilla me kërmijtë datojnë në Greqinë e lashtë.

Trajtimet me delfinë

Shumë kafshë të ndryshme janë përdorur për trajtime të ndryshme. Në Peru, noti me delfinë iu shërben njerëzve që të bëhen më të aftë në fjalime publike dhe gjithashtu i shërben profesionit. Gratë shtatzëna e përdorin këtë trajtim. Delfinët thuhet se e shtyjnë barkun e gruas të lëshojë një tingull të frekuencës së lartë që të stimulojë trurin e foshnjës.

Masazhe me gjarpërinj

Në Izrael, rreth një gjysmë ore mund të përfitoni një masazh me gjarpërinj. Ata lëvizin në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe fytyrën. Gjarpërinjtë mbikëqyren gjatë trajtimit dhe klientët kanë pohuar se ata i ndihmojnë me migrenën dhe muskujt e lënduar.

SPA me birrë në Evropë

Një dush i ngrohtë mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve, por njerëzit kanë gjetur alternativa të ndryshme. Në Gjermani, Austri dhe Çeki, shumë hotele u ofrojnë njerëzve të zhyten në birrë. Trajtimi mund të ndihmojë me problemet e lëkurës dhe stresin.

Kakao lufton kariesin

 

Specialistët biokimistë dhe stomatologët kanë vërtetuar se pluhuri i kakaos mund të zëvendësojë fluorin, i cili ndodhet në përmbajtjen e pastave të dhëmbëve. Është e njohur përmbajtja e fluorit, i cili është agjent kimik antikaries. Sipas specialistëve, pluhuri i bardhë i kakaos forcon smaltin e dhëmbëve dhe të mbron nga kariesi. Është provuar shkencërisht, si fillim tek kafshët e më pas tek njerëzit.

Largoni parazitët me dy përbërës

 

Kur konsumoni shumë sheqer krijoni terren të përsosur për kërpudhat dhe bakteret.
Mënyra më e mirë natyrale që të zhduken këta parazitë është me pastrimin e organizmit.
Duhet të shmangni sheqerin dhe drithërat sado që të mundeni, nëse dëshironi të arrini rezultate më të mira. Dhe kur të pastroni trupin tuaj nga këta parazitë të dëmshëm, do të jeni sërish e freskët dhe plot energji!

Ja cilët përbërës ju nevojiten për pastrim nga parazitët: 100 gramë fara liri dhe 10 gramë xhenxhefil.

Përgatitja: E gjitha që duhet të bëni është që të bluani këta përbërës, derisa të përftoni formën më të imët.
Duhet të merrni dy lugë të përbërjes tri mëngjese radhazi. Mund ta përzieni me qumësht të ngrohtë.
Pas tri ditësh duhet të bëni 3 ditë pushim dhe rifillojeni.

Apendisiti

Apendisiti mund të shkaktohet nga një infeksion ose nga diçka që bllokon (p.sh., mbeturina jashtëqitjesh të forta). Bakteri që gjendet normalisht në rrugët e tretjes pushtojnë muret e apandesitit, si rezultat i dobësimit të sistemit mbrojtës se trupit dhe shkakton infeksion.

SIMPTOMAT
Përshkrimi i një dhimbjeje të madhe në qendër të barkut që herë vjen dhe herë ikën. Më vonë dhimbja zhvendoset në krahun e djathtë poshtë barkut dhe keqësohet. Të sëmurët kanë humbje oreksi dhe ndonjëherë vjellin. Mund të jenë kaps ose mund të kenë diarre.

Mund të kenë temperaturë të lartë dhe mund të ketë një gjuhë të thatë, një fytyrë të këputur, rri shtrirë pa lëvizur dhe merr frymë jo plotësisht për shkak të dhimbjes. Ndonjëherë simptomat nuk janë të rregullta dhe sa here që ka dhimbje të forta në bark duhet konsideruar mundësia e apendisit – kontaktoni mjekun menjëherë.

MJEKIMI

Nëse i sëmuri ka dhimbje të mëdha, nuk duhet të konsumojë asgjë për të ngrenë dhe për të pirë, por të kontaktojë menjëherë mjekun. Ndërhyrja urgjente kirurgjike është e nevojshme (apendektomi) për të hequr apendisitin para se të çahet.

Në qoftë se çahet lëngje të infektuar përhapen në bark, gjë e cila sjell në afektimin e cipës se barkut dhe mund të sjellë shumë probleme të mëvonshme si p.sh., mos bërjen e fëmijëve tek femrat.
Në qoftë se apendisiti nuk trajtohet mund të sjellë edhe vdekjen.