PHD. Anila Kalleshi: Ataku kardiak dhe lidhja me konsumin e ujit. Rreziku nga alergjitë ushqimore dhe perimet që forcojnë kockat dhe lëkurën

948
Sigal

Ushqimi është informacion

Ushqimi nuk është vetëm kalori ose gram yndyrnash, proteinash, karbohidratesh ose burim energjie.

Çdo kafshim ushqimi që vendos në gojë i dërgon trupit tuaj mesazhe . Disa nga këto mesazhe lidhen me sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës. Disa mesazhe të tjera drejtojnë ndjenjat tona të urisë dhe të ngopjes. Të tjerat shqetësojnë djegien e kalorive dhe metabolizmin, dhe të tjera përfshijnë flokët, lëkurën, humorin dhe funksionimin mendor. Jo të gjitha kaloritë janë krijuar në mënyrë të barabartë. Ti mund të përcaktosh porcionin e biskotës, hamburgerit dhe të lulelakrës, në mënyrë që të kenë të njëjtin sasi kalorish, por secila prej këtyre 3 ushqimeve do t’i dërgojë trupit tuaj mesazhe shumë të ndryshme. Dhe janë mesazhet për të cilat ne kujdesemi, jo për kaloritë.

Faktikisht, nuk është vetëm ajo që ha që i jep trupit tuaj informacione. Ka të bëjë edhe me sasinë që ha në të njëjtën kohë, sa shpejt ha, çfarë kombinimesh ha, si ndiheni gjatë kohës që po hani dhe madje edhe se çfarë pini gjatë kohës që hani. Çdonjëra prej këtyre gjërave është e rëndësishme sepse i dërgon trupit tuaj mesazhe: djeg yndyrnat ose i depoziton ato; krijon muskuj ose i humbet ato; ngadalëson procesin e plakjes ose e përshpejton atë; krijon qëndrueshmëri, krijon energji ose i djeg ato brenda pak orëve. Mos u shqetësoni nëse kjo ju tingëllon e komplikuar.

Alergjitë ushqimore, të rralla por të rrezikshme

 

Alergjitë ushqimore janë faktikisht tepër të rralla, dhe ato marrin të gjithë shtypjen negative sepse ato janë të përgjegjshëm për problemet e vërteta dramatike që ne kemi dëgjuar, siç është rasti kur fëmija kafshon kikirikun dhe më pas i duhet të vrapojë për në spital. Alergjitë ushqimore përkeqësojnë antitrupa të veçantë në gjak të njohura si imunoglobulina E ose IgE, sistemin mbrojtës më agresiv që trupat tanë kanë. Antitrupat IgE çlirojnë sasi të mëdha histamine, një substancë që shkakton ënjtje, mukus, kongjestion dhe të gjitha simptomat e tjera që normalisht do të modifikohen me antihistaminë.

Është reaksioni i ënjtjes që i bën alergjitë ushqimore kaq të rrezikshme. Në raste të rënda, fyti dhe rrugët e frymëmarrjes fryhen aq shumë saqë pengojnë furnizimin me ajër, duke bërë të pamundur frymëmarrjen.

Edhe pas përgjigjeve të tilla vdekjeprurëse, megjithatë, antitrupat agresiv IgE prodhojnë reaksione të shpejta, dramatike, që shfaqen brenda minutave ose sekondave pas konsumimit të ushqimit. Reaksione të tjera alergjike përfshijnë skuqjet, urtikarien, të kruarën, ekzemën, përzierje, dhimbje stomaku, diarre, ngushtim frymëmarrjeje dhe dhimbje kraharori, ashtu sikundër edhe fryrje, përzierje, ngërç dhe dhimbje stomaku. Sepse pjesa më e madhe e sistemit tonë imunitar është e lokalizuar në zorrë, alergjitë ushqimore kanë tendencë që të shkaktojnë çrregullime me tretjen.

Tani, në këtë pikë, mund të jesh duke menduar, Por unë s’kam asnjë nga këto simptoma, dhe unë ndihem mirë pasi kam ngrënë. E tmerrshme, nëse kjo nuk është përgjigja juaj. Ju ndoshta nuk keni ndonjë alergji ushqimore. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk kanë. Por pjesa më e madhe e njerëzve kanë intolerancë ushqimore, kështu që duhet të kemi një pamje më të afërt të saj.

Rukola për kocka të forta dhe lëkurë të shëndetshme

 

Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Rukola nuk ka qenë shumë e njohur për shqiptarët, gjë e cila ka ndryshuar vitet e fundit. Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.

Rukola përmban lëndë ushqyese të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikimit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Folati që ndodhet te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte. Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes. Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.
Duhet patjetër ta shtoni në dietën tuaj!

Ataku kardiak dhe lidhja me konsumin e ujit

 

Sa herë keni dëgjuar njerëz të thonë se nuk duan që të konsumojnë lëngje para se të shkojnë në shtrat, sepse konsumimi i tyre do t’u shkaktoje probleme gjatë natës? A e dini pse shumë njerëz zgjohen për të urinuar gjatë natës? Forca e gravitetit lejon që uji të depozitohet në pjesën e poshtme të trupit tuaj. Kur qëndroni në këmbë, ato bymehen, ndërsa kur jeni shtrirë, këtë nivel e ruajnë veshkat, pasi ato janë organi i cili bën të mundur shkarkimin e lëngjeve. Pirja e ujit në një kohë të caktuar maksimizon efektivitetin e saj në trup. 2 gota ujë pas zgjimit ndihmojnë për të aktivizuar organet e brendshme si dhe për një detoksifikim të organizmit.

1 gotë ujë 30 minuta përpara një vakti ndihmon tretjen 1 gotë ujë para dushi ndihmon në presionin e ulët të gjakut 1 gotë ujë para se të shkosh në shtrat – shmang goditjen apo atakun në zemër 1 gotë ujë në krevat do t’iu ndihmojë në parandalimin e dhimbjeve dhe ngërçeve te këmbëve. Kur ju keni ngërçe muskujt tuaj të këmbëve kanë nevojë për hidratim.

Shumica e sulmeve të zemrës ndodhin gjatë ditës, në përgjithësi në mes 6 paradite dhe në mesditë. Duke pasur një të tillë gjatë natës, kur zemra duhet të jetë më i qetë, do të thotë se diçka e pazakontë ka ndodhur. Për këtë, në fakt për dekada të tëra është fajësuar apnea. Nëse ju merrni një aspirinë apo ½ aspirinë një herë në ditë, ju këshilloj ta konsumoni atë gjatë natës. Arsyeja: Aspirina vepron vetëm brenda 24-orëshit; prandaj, në qoftë se shumica e sulmeve në zemër ndodh në orët e para të mëngjesit, veprimi më i fuqishëm i aspirinës është në gjysmën e dytë të jetës së saj, si rrjedhojë veprimi i saj në mëngjes është më i fuqishëm. Nëse ju keni kohë të gjatë që konsumoni aspirinë, në trupin tuaj ajo do të ketë efektin e uthullës pas ca kohësh.. Shoqëritë farmaceutike janë duke prodhuar aspirinën kristal për ta shpërndarë menjëherë në gjuhë duke pasur një funksion më të shpejtë se aspirinat e zakonshme.