Pesimizmi, sindromat dhe disa këshilla për ta larguar atë…!

4880
Sigal

 

Jo të gjithë njerëzit e shohin të ardhmen dhe jetën
në të njëjtën mënyrë..!

 



Gazeta Telegraf/



Nga
Prof. Assoc. Ilia Larti




Ç
‘është pesimizmi ?

 

Sipas Shopenhauerit, pesimizmi njerëzor ka të bëjë me një dhimbje
të vazhdueshme, ku personi pesimist nuk angazhohet dhe s`ka besim për tu
angazhuar apo të kryer një punë, pra njeriut pesimist  i mungojnë
përpjekjet për të realizuar apo pasur atë që i mungon.

 


Cilat
janë simptomat e një njeriu pesimist..?

 

Studime të ndryshme venë në dukje se pesimistet dorëzohen më
shpejt para vështirësive, kanë më pak sukses në punë, bien në depresion më
shpejt dhe sëmurën në mënyrë të shpeshtë. 
Një njeri pesimist nuk del dot nga gjendja e tij e pa sigurisë, i cili është i
destinuar të vuajë nga një dhimbje e përhershme inferioriteti.

Në vijimësinë e vet njeriu pesimist mohon idenë e progresit
sidomos për emancipimin me vlerat më qytetare të natyrës njerëzore, duke iu
nënshtruar mosnisiativës dhe i bindet verbërisht shkuarjes drejt dekadencës.

Ka personapesimistë që kanë tendencë të shohin jetën me ankth dhe
shqetësim, duke u përqendruar më shumë tevështirësitë që ndeshin gjatë ditës,më
shumë se sa tegëzimet që duhet të shijohen dhe sukseset e arritura.

Pra, në tërësinë e vet një njeri pesimist është i prirur që
të mos veprojë me nisiativë, por pret dhe shikon të tjerët që të veprojnë.

 


Disa
këshilla për ta larguar pesimizmin që iu ka pushtuar

 


a. Nëpërmjet Optimizmit,
si  një  forcë  madhore  morale.

 

Optimisti është në gjendje që t’i shohë gjërat e
padukshme,

  ta ndjejë të paprekshmen dhe ta arrijë të
pamundshmen.

 

Optimizmi është energji
pozitive,
 që reflekton gëzim
e gjallëri në jetë dhe në punë. Ai shpreh siguri, vendosmëri dhe besim në
vetvete dhe besim te të tjerët. Eshtë tendenca për t’i parë gjërat
në një dritë të favorshme.

 

Optimizmi rrezaton guxim
e mençuri, gatishmëri për sakrifica dhe vizion për të ardhmen e
individit, grupit, shërbimit, organizatës e deri te kombit dhe Atdheu. 
Ai
është qëndrim në pritje për të ndodhur gjëra pozitive, ndryshime të mëdha dhe
kthesa historike.

 

Optimizmi është besim në
fitore,
 besim në të
ardhmen dhe ushqyes i shpresës për një të nesërme sa më të mirë dhe të sigurtë.
Është një formë kurajoje dhe karakteri që të shtyn të mendosh se, asgjë
nuk humbet përgjithmonë
, se puna jonë e përditshme është e dobishme, se
bota është e përmirësueshmedhe se ne mund të ndihmojmë për progresin e
saj.

Për këtë arsye,
optimizmi është ”ilaçi” i domosdoshëm i të gjitha formave të veprimtarisë

njerëzore, madje dhe parimi
kryesor i çdo morali dhe për këtë thuhet se, nuk mund të ketë gjendje
të lartë morale, atje ku nuk ekziston optimizmi.
 Kjo forcë morale,
buron nga njohja e gjithanshme e forcave, aftësive dhe mundësive për të
ndryshuar e transferuar një gjendje a një realitet të prapambetur, apo
për të realizuar një progres më të lartë suksesi nga ai i mëparshmi.

 

Optimizmi është cilësuar
dhe si një nga vlerat kryesore të kulturës tradicionale shqiptare,
 e konstatuar nga
njohësit më të mirë të botës shpirtërore të trazuar të shqiptarëve. 

 

Optimizmi i shqiptarëve
thonë ata: Ka të bëjë me vizionin e tyre për të siguruar mbijetesën
përballë sfidash të rënda e të gjithfarëllojshme
 si dhe me
vullnetin për të ecur përpara dhe jo me plotësimin e nevojave ekonomike.

Ky optimizëm i ka
ndihmuar shqiptarët të mos çoroditen e të mos çorientohen përballë sfidave të
rënda. Optimizmi për shqiptarët është sinonim i shëndetit dhe
vullnetit,
 me anën e të cilave ata kanë çarë errësirën, që kishte
hedhur petkun e saj për vite të tëra mbi Shqipërinë dhe dolën në dritën e
diellit, pra të lirisë kombëtare.

 

Me këtë armë të fuqishme
shqiptari
 ka kaluar nga
shekulli në shekull, nga një periudhë historike në tjetrën edhe se i vogël, pa
përkrahje, me sundime të gjata dhe sheshe e arena luftërash ai mbijetoi dhe sot
pas 50 vjet diktaturë moniste ka gjetur dhe vendosur të ndërtojë një
shoqëri demokratike sipas modelit më të përparuar perëndimor.

 

Optimizmi, është një nga
vlerat më të çmuara të njeriut dhe sa me fat dhe guxim është një individ,
sikurse dhe  një punonjës  policie që e manifeston këtë
vlerë morale, sa dhe virtyt
 i cili bëhet një motivues, për të
realizuar çdo finalitet të jetës personale, familjare e deri institucionale.
Ndaj, si çdo njeri dhe punonjësi i policisë së shtetit  duhet
ta kultivojë brenda vetes dhe ta përdorë atë si një mekanizëm jo vetëm për
mbijetesë, por dhe si një forcë për të realizuar detyrat në policim 
sigurisht
dhe për të ecur përpara, sepse vetën në këtë mënyrë, ne mund të përballojmë
jetën dhe të jemi gjithmonë një hap para pavarësisht lojës së fatit tonë.

 


b.
Nëpërmjet Motivacioni?

 

Motivacioni ka të bëjë me, përpjekjet e individit për të përcaktuar
dhe kuptuar tërësinë e gjendjes shpirtërore të veprimeve dhe sjelljeve të tija
më të nevojshme gjatë marrëdhënieve ndërvepruese me  të tjerët e të tej.

Ose
autorët, Skerr dhe Zaden (1989), motivacionin e përkufizojnë kështu: “Motivacion
quhet, përpjekja e individit për të kuptuar e shpjeguar gjendjen e brendshme e
cila shfaqet direkt dhe që ka aktivitet”.

 

Përmes
motivacionit
, para ndjehen ose
parashikohen rrjedhojat e mundshme të mjaft sjelljeve apo veprimeve, pra,
për të mësuar mënyra sjelljeje dhe veprimesh të dobishme.

 

 


Roli
i vetëdijes në motivacion


jesh i motivuar për veprimtari do të thotë: Të jesh i përkushtuar,
të bësh më shumë përpjekje, të çlirosh më tepër forca dhe energji, të vlerësosh
drejt veprimtarinë, sjelljen, të mendosh dhe të parashikosh efektet dhe
pritshmërinë e tyre.

 



Çfarë
shfaqen te njeriu gjatë procesit të motivimit?

·         Nevojat

·         Dëshirat

·         Gatishmëria
individuale

·         Qëllimet

·         Ndikimet
e brendshme psikologjike

·         Energjia
trupore

·         Interesat

·         Aftësitë
personale

·         Kompetencat

·         Kënaqësitë
dhe përjetimet emocionale

 

 

c-
Vetë motivimi

 

Vetë motivimi ka të bëjë: Me aftësitë e
individit, për të kontrolluar dhe vlerësuar sjelljet dhe veprimet e veta.


d-Besimi te shpresa

Shpresa ka të bëjë me pritjen e suksesit të dëshiruar ose
mënjanimit të një përfundimi të padëshirueshëm ndaj një ngjarjeje të ardhshme.
Shpresa lidhet me ngjarje që ende nuk kanë përfunduar, të cilat janë drejtuar
ndaj diçkaje që mund të realizohet në të ardhmen. Shpresa gjithmonë vdes e
fundit

Praduke iu referuar
optimizmit dhe motivimit, pa tjetër dhe duke mos ju ndarë besimit për shpresë 
dhe me pak vullnet kushdo mund ta kalojë gjendjen pesimiste.