Pesë ushqimet që dermatologët rekomandojnë për lëkurë rrëzëllitëse

514
Mund të përdorni të gjithë kremrat dhe pomadat më të shtrenjta në treg. Por, për të pasur lëkurë të butë dhe me shkëlqim, ushqimi është ilaçi më i fuqishëm. (Mund të jetë edhe armiku më i keq, sheqeri sidomos).
Dermatologët kanë zbuluar 5 ushqimet më të mira për lëkurën, të cilat e hidratojnë, luftojnë rrudhat, njollat dhe puçrrat, madje mund të lehtësojnë edhe ekzemën dhe psoriazën.
Avokado
“Konsumoj të paktën një avokado në javë. Ajo siguron yndyra të pangopura që mbrojnë membranat qelizore, dhe mbajnë lëkurën të butë, të lëmuar dhe të hidratuar. Avokado është gjithashtu e pasur në fitokimikë që shërbejnë si antioksidues të fortë, të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet, së bashku me vitamina dhe minerale që trajtojnë problemet në lëkurë.” – Charles Crutchfield, profesor i dermatologjisë tek Universiteti i Minesotës shkruan Shëndeti.
Fara liri
“Konsumoj fara liri të bluara ose vajin e nxjerrë prej tyre rregullisht. Farat e lirit përmbajnë disa përbërës bimorë që funksionojnë si acidet yndyrore omega 3 për të luftuar inflamacionin që shkakton akne dhe parandaluar tharjen e lëkurës. Ato mund të ndihmojnë gjithashtu në trajtimin e problemeve në lëkurë, si psoriaza dhe ekzema. Vaji i farave të lirit ndihmon gjithashtu me tretjen. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se nxjerrja jashtë e toksinave nga trupi është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe pamjen e jashtme të lëkurës.” – Robin Evans, themelues i klinikës Southern Connecticut Dermatology.
Çokollatë
Lajmi i mirë: Çokollata është e mirë për lëkurën. Kakao përmban flavonole të cilat luftojnë tharjen e lëkurës duke parandaluar humbjen e lëngjeve në sipërfaqe të saj. Flavonolet e kakaos përmirësojnë gjithashtu edhe qarkullimin e gjakut, kështu transportohen më mirë lëndët ushqyese dhe oksigjeni në lëkurë. Më pëlqen çokollata e zezë, që përmban rreth 70% kakao, dhe konsumoj 1 në ditë.” – Arielle Kauvar, drejtuesja e klinikës ‘New York Laser & Skin Care’.
Grejpfrut
“Më pëlqen të konsumoj grejpfrut në darkë. Krahauar me qitrot e tjerë, ka më shumë vitaminë C, e cila i nevojitet trupit për të prodhuar kolagjen për qetësimin e lëkurës. Dhe, mesë ka indeks të ulët glicemik, ka më pak ndikim në sheqerin në gjak krahasuar me frutat e tjerë. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak ngadalësojnë procesin natyral të plakjes që shkatërron kolagjenin.” – Harold Lancer, themeluesi i ‘Lancer Dermatology’ në Beverly Hills.
Fruta të thata
Konsumoj fruta të thata me kos çdo mëngjes. Frutat e thata kanë efekt anti-inflamator, ndërsa probiotikët në kos mbrojnë lëkurën nga aknet dhe ekzema. I rekomandoj gjithmonë pacientët që të pinë sa më shumë çaj – polifenolët e çajit na mbrojnë nga rrezet ultraviolet të diellit.” – Debra Jaliman, asistente profesore e dermatologjisë tek Shkolla Mjekësore Icahn në New York.
Sigal