Pesë pyetje që duhet t’i bëni patjetër doktorit pas analizave të gjakut

500
Me siguri ju ka ndodhur të bëni analizat e gjakut dhe të merrni si përgjigje shprehjen e zakonshme “Gjithçka brenda normales” bashkë me një tufë letrash që është e pamundur t’i deshifrosh. Por ndonjëherë ‘rezultatet brenda normës’ nuk janë gjithçka duhet të dini.
Më poshtë keni pesë pyetje që duhet t’ia drejtoni doktorit për të njohur më mirë gjendjen tuaj, për të parandaluar shqetësimet në të ardhmen dhe për të patur një stil më të shëndetshëm jetese.
1. Ka ndonjë gjë anormale tek analizat e mia?
Nëse po doktori do t’ju japë të gjitha udhëzimet e duhura. Këshilla rreth vitaminave ose mjekimeve që duhet të filloni të merrni, ose ndryshime në regjim.
2. Si duken rezultatet e mia në krahasim me historikun mjekësor të familjes?
Është e rëndësishme që e gjithë familja të shkojë tek i njëjti doktor, që do të monitorojë gjendjen shëndetësore të gjithsecilit prej jush. Kur doktori e di çfarë sëmundje ose ndërhyrjesh kanë kryer prindërit ose gjyshërit tuaj në mosha specifike, mund të analizojnë më mirë situatën tuaj.
3. Mund të shpjegojnë rezultatet e mia ndonjë simptomë të çuditshme që po përjetoj?
Mos kini turp t’i bëni pyetje doktorit, edhe nëse mendoni se janë të çuditshme. Çdo shqetësim duhet ta ndani me të. Jini të hapur dhe të sinqertë.
4. Mund të bëj ndonjë ndryshim në regjim?
Njerëzit bëjnë analiza për dy arsye: për të zbuluar nëse kanë ndonjë problem shëndetësor dhe për ta kuruar, ose për të mbledhur mjaftueshëm informacion për të patur një stil jete të shëndetshëm. Kur doktori ju telefonon për t’ju dhënë rezultatet, është mundësia juaj për t’u konsultuar me një ekspert rreth çdo shqetësimi.
5. Duhet të vazhdoj kontrollet pas këtyre analizave?
Është në dorën tuaj për ta bërë diçka të tillë dhe sigurisht në varësi të rezultateve. Megjithatë ajo që ka rëndësi është komunikimi me doktorin.
Sigal