Pesë mënyra pse mund të konsumoni sheqer

177
Dihet që sheqeri ka një paraqitje të keqe dhe kjo për vet faktin sepse shkakton shumë probleme në shëndet dhe jo vetëm. Sheqeri është një nga produktet që konsumohet pothuajse çdo ditë, por është edhe një nga keqbërësit më të mëdhenj të shëndetit në të gjitha vendet. Ai është një nga kryesorët që çon në shfaqjen e sëmundjeve të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe obezitetin. Disa muaj më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon reduktimin e futjes së sheqerit në produktet që ne konsumojmë si në ushqim ashtu edhe në pije. Kjo gjë do të jetë më mirë për shëndetin tonë, sepse në këtë mënyrë do të reduktojmë shfaqjen e rrezikut të shumë sëmundjeve, si dhe do të kemi një organizëm më vital dhe më shumë energji gjatë ditës.
Por, çfarë është sheqeri në të vërtetë dhe pse ai është kaq i dëmshëm?
Sheqeri mund të jetë një nga tre llojet kryesore të karbohidrateve. Llojet e sheqerit përfshijnë glukozë, fruktozë dhe saharozë. Ne nuk kemi nevojë për sheqerin që të funksionojmë, por ne kemi nevojë për karbohidratet komplekse, të cilat mund të merren përmes drithërave, perimeve dhe bishtajoreve, në mënyrë të tillë që truri ynë të funksionojë normalisht dhe i gjithë organizmi të jetë në gjendje të shëndetshme dhe vitale. Nëse konsumojmë shumë sheqer ne do të kemi efekte negative të tilla si lodhje, vështirësi në përqendrim dhe madje mund të na shfaqet rreziku i shumë sëmundjeve, të cilat mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Prandaj themi që sheqeri është i dëmshëm dhe duhet shmangur, sepse ai nuk është një pjesë e domosdoshme e dietës sonë. Megjithatë sheqeri mund të gjendet natyrshëm në ushqimet që ne konsumojmë dhe prandaj duhet të bëjmë shumë kujdes me produktet që përzgjedhim për të konsumuar. Problemi me të gjitha llojet e sheqerit pavarësisht mënyrës se si vjen, në fund të fundit mund të çoj në mungesë të përqendrimit, dibetin e tipit 2, obezitetin dhe sëmundjet e zemrës, të cilat që të gjitha janë rrezikuese për jetën e individit. Kjo është pikërisht arsyeja pse ju nuk duhet t’i besoni gjithmonë etiketave ushqimore, edhe pse ato mund të përcaktojnë që përmbajnë vetëm sheqer “natyror”, sepse mbi të gjitha ai është sheqer, i cili mund të shkaktojë probleme shumë të mëdha në shëndetin tonë.
Por, a është e mundur që të konsumojmë gjëra të ëmbla në një mënyrë të shëndetshme? Kjo pyetje është shumë e vështirë për t’u përgjigjur, megjithëse ekzistojnë disa rregulla bazë, të cilat mund t’i ndiqni nëse dëshironi të konsumoni sheqer në mënyrë të shëndetshme:
1.Mënyra e parë është kombinimi i sheqernave me fibrat.
Asnjëherë nuk duhet të kosumoni vetëm sheqerna, sepse ato kanë gjithmonë nevojë për një bashkim, në mënyrë që të jenë më pak të dëmshme. Për shembull nëse konsumoni një portokall me një arrë ju do të keni bërë një bashkim ideal të sheqernave me fibrat. Kjo ndodh për vet faktin sepse arrat përmbajnë fibra dhe portokallet përmbajnë më shumë sheqer se fibra, por duke u bashkuar të dyja do të ndihmojnë në thithjen e ngadaltë të sheqerit në gjak. Pse kjo gjë është e rëndësishme?- Kur diçka e konsumuar është e lartë në sheqer, ajo rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe të insulinës, gjë e cila rrit faktorët inflamator në trup, ku kjo mund të çoj në sëmundje të ndryshme. Nëse ato bashkohen me fibrat ky nivel sheqeri shkon më ngadalë në gjak, gjë e cila kjo ka një rëndësi jetike për njerëzit.
2.Zgjidhni perimet për burimin tuaj të sheqerit.
Perimet janë të mbushura me fibra dhe sjellin shumë lëndë ushqyese. Frutat dhe perimet kanë sheqer në përbërjen e tyre, por ofrojnë edhe vitamina minerale dhe fibra. Të gjitha këto së bashku sjellin shumë përfitime shëndetësore. Mollët, bananet, kivi, dardha janë shumë të shëndetshme dhe të ëmbla. Pra ju ofrojnë edhe kënaqësinë e sheqerit, por ju ndihmojnë në mbajtjen larg të shumë sëmundjeve ndaj organizmit.
3.Në këtë listë nuk llogariten produktet e qumështit.
Laktosa, e cila është një sheqer i thjeshtë që gjendet në qumësht ka një efekt minimal të transmetimit të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye ajo rekomandohet për konsumim.
Produktet e qumështit do t’ju falin shumë proteina, kalcium, por do të kenë edhe nivelin e sheqerit, i cili është në nivelet e duhura për të gjitha llojet e shëndetit.
4.Një mënyrë tjetër për të konsumuar sheqer është ngrënia e tij dhe jo ta pini.
Kur ne themi hani sheqer dhe mos pini, kjo do të thotë që më mirë konsumoni produkte natyrore të cilat mund t’ju japin kënaqësinë e të ëmblës, se sa të pini pije të fabrikuara dhe me shumë sheqer. Nëse ju nuk e bëni këtë gjë keni vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe përveç faktit që do të shtoni kilogram në trupin tuaj, ju do bini pre e shfaqjes së rreziqeve të shumë sëmundjeve. Disa sëmundje mund të jenë ato të zemrës, diabeti i tipit2, obeziteti etj.
5.Nëse ju duhet diçka e ëmbël atëherë konsumoni mjaltë. Mënyra e fundit është konsumimi i mjaltit, i cili është i vetmi produkt ushqimor i ëmbël që nuk ju shkakton ndonjë rrezik apo sëmundje, por e kundërta ju ndihmon në mbajtjen larg të tyre. Me konsumimin e tij ju do të merrni minerale, do të keni përfitime antibakteriale dhe mbi të gjitha ai është një antioksidantë i shkëlqyer.