Pesë bimët detoksikuese që duhet të njihen prej një ish-duhanpirësi

161
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raporton se afërisht 6 milionë duhanpirës aktivë në botë vdesin prej duhanit çdo vit, si dhe 600.000 duhanpirës pasivë ndërrojnë jetë prej të njëjtin shkaktar. Ndërkohë, nga ana tjetër, Shoqata Amerikane e Kancerit (ACS) thekson se ka mbi 7000 përbërës toksik dhe të rrezikshëm në duhan, nga të cilët 60 janë kancerogjenë, pra që njihen tashmë se shkaktojnë kancer.
Bima e përdorur për prodhimin e duhanit përmban material radioaktiv që i rrit mundësitë për shfaqjen e kancerit të mushkërive tek duhanpirësit.
Por në çfarë mënyre e ndihmojnë bimët sistemin respirator?
Bimët që ndihmojnë në shëndetin e mushkërive realizojnë këto funksione
Ekspektorant – Ndihmojnë në largimin dhe përjashtimin e ndjesisë së ngjeshjeve në kraharor të shkaktuara nga mukusi dhe lëngjet e tepërta në mushkëri
Lehtësues– Ndihmojnë në lehtësimin e inflamacioneve në rrugët e sipërme nazale ose të poshtme respiratore
Qetësues – Qetësojnë çlirimin e histaminës, e cila është një lëndë që çlirohet në mukoza si pasojë e kontaktit me një lëndë të huaj (në rastin tonë të përbërësve të duhanit)
Antioksidant – Mund të jënë një burim i lëndëve antioksidante dhe në këtë mënyrë të reduktojnë stresin oksidativ
Le t’i hedhim një sy pesë bimëve që ndihmojnë në mirëfunksionimin e mushkërive:
Eukaliptusi, një bimë e gjendur për herë të parë në Australi dhe e përdorur prej australianëve përreth një mijëvjeçari të tërë. Përbërësi kryesor i eukaliptusit është cineola. Cineola ka një sërë funksionesh pozitive për mushkëritë – është një ekspektorante shumë e mirë, mund të shkaktojë kollën për largimin e materialeve të huaja nga rrugët respiratore dhe të lehtësojë inflamacionet në kalimin nazal. Ajo gjithashtu mbështet sistemin imun gjatë të ftohtit apo sëmundjeve të tjera të përgjithshme që mund të prekin rrugët e frymëmarrjes.
Përdorimi: Në majën e gishtit tuaj hidhni një sasi të konsiderueshme vaji esencial të eukalitusit dhe aplikojeni nën hundë. Mund ta aplikoni edhe në pëllëmbën e dorës suaj dhe ta vendosni pranë hundës e të merrni frymë.
Languorti është një bimë horizontale plot lulëzim që i ngjan në dukje pemës pulmonare. Ajo përmban komponentë shumë efektivë kundër organizmave të dëmshëm që prekin shëndetin e mushkërive.
Përdorimi: Mund të përdoret me pika në çaj.
Rigoni – Dy përbërësit që e bëjnë rigonin shumë efektiv për shëndetin e mushkërive janë karvakroli dhe acidi rozmarinik. Të dy këta përbërës kanë veçorinë e ekspektorantit dhe reduktimit të çlirimit të histaminës.
Përdorimi: Aplikoni pranë hundës suaj dhe merrni frymë.
Lobelia përmban një alkaloid bimor të njohur si lobelinë që redukton mukusin e shtuar si dhe parandalon presionin që ushtron mukusi në rrugët respiratore. Ajo gjithashtu nxit gjendrën mbiveshkore për çlirimin e epinefrinës që relakson rrugët e frymëshkëmbimit për një frymëshkëmbim më të qetë.
Përdorimi: Zakonisht përdoret me pika në çaj.
Rrënjët e Oshës përmbajnë shumë përbërës detoksifikues, si kamfor, terpen, saponin, fitosterol dhe acid felurik. Rrënjët e kësaj bime ndihmojnë në pastrimin e mukusit nga mushkëritë dhe sinuset paranazalë, ndërkohë që mbrojnë edhe nga infeksionet në rrugët respiratore. Ato gjithashtu ndihmojnë në rritjen e fluksit të gjakut pulmonar që rrjedhimisht do të ndikojë në oksidimin më të shpejtë të hemoglobinës dhe në rregullimin e funksioneve të organizmit.

Përdorimi : Lëngu i rrënjëve të Oshës mund të përdoret me pika në çaj.
Sigurisht që është zgjedhje personale e gjithkujt për të vendosur nëse do ta lëjë apo do ta vazhdojë pirjen e duhanit, por duke marrë në konsideratë rritjen e rrezikut për kancer në mushkëri dhe të toksikimit si pasojë e duhanpirjes, vendimi për ta lënë duhanin duhet të jetë i menjëhershëm, sepse do ta rrisë kohëzgjatjen e jetës suaj.
Nëse vendos të heqësh dorë, jo vetëm që do të kursesh para dhe do ta detoksikosh vetveten nga gjithë dëmet e shkaktuara prej zakonit të duhanpirjes, por do të fillosh të marrësh frymë më lirshëm ndërkohë që hedh një hap monumental drejt një jete të shëndetshme dhe vitale.