Pesë arsye pse duhet të konsumoni luleshtrydhe

866
Për shkak të faktit se sezoni i luleshtrydheve ka filluar, patjetër duhet sa më shpesh për t’i ngrënë, sidomos për shkak të të gjitha të mirave që sjellin për shëndetin tonë. Luleshtrydhet janë fruta verore dhe shumë të shijshme që shumica prej nesh i preferojnë, por në shumicën e rasteve i duam në sallatë frutash, ëmbëlsira apo të zhytura në krem ose çokollatë. Në vazhdim do të paraqesim pesë arsye se pse këtë pemë nuk duhet asnjëherë ta neglizhoni.
Kanë veti antikancer dhe antialergjike: Është dëshmuar se luleshtrydhet kanë efekt antikancer. Këto fruta janë të pasura me flavonoide, të cilat luftojnë qelizat e kancerit dhe gjithashtu pengojnë aftësinë e tyre për t’u shumuar. Përveç kësaj, acidet fenolike nga lushtrydhet kanë veti antialergjike, që do të thotë se ndihmojnë për të zvogëluar proceset biokimike që janë të lidhur me reaksione alergjike. Megjithatë, edhe pse ndihmojnë njerëzit me alergji, ka njerëz të cilët janë alergjik ndaj tyre, andaj këta persona duhet të kenë kujdes.
Rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak: Edhe pse ka pasur dyshime të caktuara që njerëzit me nivel të lartë të sheqerit në gjaku duhet të hanë luleshtrydhe ose jo, një studim i kohëve të fundit ka treguar se këto fruta në fakt e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, edhe 130 gramë luleshtrydhe të freskëta do të reduktojë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak.
Ju ndihmojnë të humbni peshë: Nëse doni të largoni kilogramët e tepërt para se të shkoni në plazh, luleshtrydhett mund të ndihmojnë në këtë aspekt. Këto fruta përmbajnë antocianinë, e cila ndihmon në djegien e yndyrës, sepse trupi e përdor atë si lëndë djegëse. Studimet kanë treguar se antocianina gjithashtu në mënyrë të favorshme ndikon në kujtesën afatshkurtër.

Qetësojnë dhimbjen: Është provuar se dredhëzat kanë efekt antiinflamator dhe qetësojnë dhimbjen. Studimet kanë treguar se këto fruta reduktojnë shenjat e inflamacionit, prandaj është e rekomandueshme që të konsumohen tri herë në javë për të zvogëluar rrezikun e inflamacioneve.

Ngadalësojnë plakjen: Luleshtrydhet janë shumë të pasura me antioksidues. Pra, ato radhiten në vendin e katërt për nga lista e ushqimeve me përqendrim më të lartë të antioksiduesve. Ato janë të rëndësishme për trupin tonë, sepse e mbrojnë trupin nga radikalet e lira, të cilat nuk janë vetëm sfiduesit e shumë sëmundje, por përshpejtojnë plakjen e lëkurës.
Sigal