Përse shumica e njerëzve ‘hanë’ thonjtë ?!

571
Nuk është pamja më e bukur për t’u parë, por ndodh shpesh ta kemi përpara syve. A është ky një zakon që iu përket edhe juve? Nëse është kështu, dijeni se një studim i fundit ka treguar se ky ‘ves’ është i lidhur me paaftësinë për t’u shlodhur dhe për të zgjidhur qetësisht problemet e aktivitetit normal të ditës. Të paktën këtë ka deklaruar psikiatri Dr. Kieron O’Connor. Gjatë studimit, grupi i kërkuesve ka treguar se këta njerëz vuajnë nga ankthi dhe mërziten më lehtë nga gjërat që ndodhin përreth tyre. Janë të paduruar dhe shpesh të pakënaqur pse nuk arrijnë objektivat e tyre.
Prandaj, nëse edhe ju jeni njëri prej tyre, do të bënit mirë të bënit një punë që i përshtatet vetëkontrollit tuaj. Testi është zhvilluar me 48 njerëz, 24 prej të cilëve janë vetëdeklaruar ankthiozë. Më pas ata i janë nënshtruar një testi që maste nivelin e zemërimit, mërzisë dhe trishtimit. Rezultatet nuk linin asnjë dyshim: njerëzit me nivel më të madh stresi i përgjigjeshin pyetjeve të sikletshme duke ‘ngrënë’ thonjtë. Përballja me situatat mund të jetë një teknikë natyrale për të evituar këtë problem të pakëndshëm edhe nga ana estetike.
Sigal