Përfitimet shëndetësore që vijnë nga vaji i farave të lirit

1212
Vaji natyral i farave të lirit i ftohtë përmban acide yndyrore OMEGA-3 që ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit dhe presionit të gjakut të shkaktuar nga trigliceridet. Megjithatë personat që përdorin ilaçe për hollim gjaku duhet të konsultohen më parë me farmacistin ose mjekun e tyre dhe më pas të përdorin këtë produkt. Më poshtë do të përmendim disa nga të mirat shëndetësore që ofron ky vaj, sidomos kur konsumimi i tij është më i shpeshtë.
Ja cilat janë këto veti shëndetësore që vijnë nga vaji i farave të lirit:
Vaji i farave të lirit të mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe përmirëson funksionimin e sistemit kardiovaskular. Nëse ai konsumohet në mënyrën e duhur dhe në sasinë e duhur atëherë ju do të keni një shëndet në parametrat normal, sidomos shëndetin e zemrës.
Kërkimet kanë treguar që vaji i lirit përmban substanca që mbrojnë nga kanceri i gjirit, kanceri i prostatës dhe nga kanceri i kolonit.
Vaji i lirit përmban omega-3 që ndalon shumimin e qelizave kanceroze sidomos në rastet e kancerit të kolonit. Gjithashtu kjo përmbajtje ndihmon në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut duke ruajtur në këtë mënyrë parametrat normal.
Vaji i lirit i ftohtë ndihmon në reduktimin e inflamacioneve të shtresës së brendshme të zorrëve. Ne e dimë që tek kjo pjesë trupi mund të zhvillohen shumë sëmundje, por duke konsumuar këtë vaj ju mund të ndihmoni në mbajtjen larg të këtyre sëmundjeve. Gjithashtu nga konsumimi i tij ju reduktoni dhe shfaqjen e rreziqeve për shumë sëmundje.
Për shkak se krijon ndjesinë e ngopjes, vaji i lirit përmban yndyrna dietike që ndihmojnë në humbjen e peshës. Ja një arsye ideale për ta konsumuar sa më shpesh këtë vaj.
Forcon sistemin imunitar dhe kockat.
Vaji i farave të lirit përmban OMEGA-3 dhe vitaminë B12 që kanë veti kundër plakjes. Vendi ynë konsiderohet si një nga vendet me njerëzit më të bukur dhe të rinj, kështu për të ruajtur këto parametra dhe për të larguar rrudhat që me kalimin e moshës sa vijnë dhe shtohen ne duhet të përdorim vajin e farave të lirit. Në këtë mënyrë ne ruajmë elasticitetin e lëkurës dhe mbajmë rrudhat larg për një kohë më të gjatë.
Përdoret për parandalimin e sëmundjes së reumatizmës.
Përdoret për kurimin e ekzemës dhe psoriazës.
Vaji i farave të lirit redukton simptomat e sindromës së syrit të thatë.
Acidet yndyrore, vitaminat dhe mineralet që gjenden tek vaji i farave të lirit ndihmojnë në rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien e tyre. Shumë njerëz vuajnë nga rënia e flokëve dhe tek ne ky fenomen sapo vjen dhe po shtohet. Në mënyrë që të parandalojmë rritjen e këtyre përmasave ne duhet të konsumojmë këtë vaj, pasi ai jo vetëm ju ndihmon në rënien e flokëve, por edhe në ruajtjen e shëndetshmë të lëkurës së kokës.
Sigal