Përfitimet prej dremitjes. Ja pse duhet të dremisni nga pak përditë…

783
Dremitja është periudha e kohës në të cilën nuk je as plotësisht në gjumë dhe as plotësisht i zgjuar. Ne dremisim sa herë mbyllim sytë dhe relaksohemi pak duke e larguar veten nga realiteti. Mendja jonë në ato momente bëhet tërësisht bosh dhe asnjë shqetësim i realitetit nuk na mundon.
Në fakt, rëndësinë e dremitjes mund ta kemi vënë re të gjithë. Ajo të siguron një qetësi dhe relaks në momentet e lodhjes. Një gjë të tillë e ka vënë në dukje edhe udhërrëfyesi shpirtëror Nick Littlehales, i cili thotë se për futbollistët dhe pilotët rreth 30 minuta dremitje do të bënin mrekullira. Sipas tij dhe shumë studimeve mjekësore në universitete me emër në botë, është arritur në përfundimin se dremitja ndihmon shumë në rritjen e aftësisë së memorizimit të gjërave të reja. Pra, personat që dremisin në periudhat e gjata të lodhjes, kanë aftësi që të mbajnë mend dhe të mësojnë më shumë gjëra të reja.
Nick thotë se për ta lehtësuar dremitjen, ju mjafton të merrni më përpara një kafe, mundësisht ekspres dhe të mos e mendoni se nuk mund të dremisni. Nëse e mendoni një gjë të tillë, vërtet që dremitja nuk do të ndodhë. Ndërkohë që Nick punonte në vitet ’90 për klubin e futbollit të Manchester United, ai i sugjeroi drejtuesve të asaj skuadre t’u siguronin nga një shtrat në dhomat e zhveshjes për secilin futbollist dhe t’i linin të dremitnin nëpër ta për pak minuta gjatë pushimit. U vu re se mendja e futbollistëve funksiononte më mirë pas pushimit ku ata merrnin një sy gjumë dhe kjo gjë vihej re në taktikat që ata shfaqnin në fushë. Ata ishin tërë kohës vigjilentë dhe nuk i humbisnin lehtë shanset për të shënuar.
Të gjithë në momente të caktuar ndihemi shumë të lodhur, ndaj pak pushim do të na bënte të tërëve shumë mirë.
Ndërkohë, pasi ke dremitur, bëj 5 minuta pushim për t’u ambientuar me gjërat që po ndodhin rreth teje dhe hidratohu pak. Një gjë e tillë do të ndihmojë që të përshtateni më lehtë me realitetin rrethues, por edhe do t’ju ndihmojë në qetësimin e mendjes dhe trupit tuaj.
Sigal