Përfitimet nga konsumimi i luleshtrydheve

528
Luleshtrydhet kanë efekte jashtëzakonisht të dobishme si për shëndetin ashtu edhe për bukurinë. Luleshtrydhet përmbajnë një nivel të lartë të vitaminës C. Të hash 5 kokrra luleshtrydhe është e barabartë me një portokall. Vitaminat nxisin absorbimin e mineraleve të tilla si hekuri i cili është përgjegjës për prodhimin e kolagjenit në trup, dhe ndihmon lëkurën që të qëndrojë elastike. 
Gjithashtu luleshtrydhet janë të njohura edhe për efektin e tyre antioksidues dhe luftojnë rrudhat që krijohen me kalimin e kohës. Ato janë të dobishme edhe për të luftuar reumatizmat dhe sëmundjet e ngjashme si dhe janë të përsosura për shëndetin e dhëmbëve dhe gojës suaj. Madje me luleshtydhe mund të krijohet edhe një pastë natyrale për të zbardhur dhëmbët. Nëse copat e luleshtrydhes i përziejmë me një lugë çaji sodë buke, masën e krijuar mund ta përdorim në vend të pastës së dhëmbëve. 
Luleshtydhet janë gjithashtu një aleat shumë i mirë i bukurisë. Për të luftuar rrudhat, mund të përgatisim një maskë me luleshtrydhe. Mjafton që tulin e luleshtrydhes ta përhapim nëpër fytyrë dhe ta mbajmë 20 minuta mbi lëkurë duke e masazhuar atë para se ta shpëlajmë. Falë përmbajtjes së lartë të ujit dhe përmbajtes së paktë të yndyrës, maska e përgatitur do të ndihmojë në ushqyerjen e fytyrës duke gjallëruar qelizat. Dhe rezultati do të jetë , një lëkurë e butë dhe elastike.
Sigal