Sigal

Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që vuajnë nga tensioni i gjakut përdorimi i saj bëhet pak specifik dhe kërkon kujdes në përdorim.

Problemet me presionin e gjakut që shkaktojnë tensionin ndahen në dy lloje, në atë të hipertensionit që ka të bëjë me presionin e lartë në gjak dhe tensionin e ulët që ka të bëjë me nivelin e ulët të presionit në gjak.

Hudhra për tensionin e lartë të gjakut

Përdorimi i hudhrës për trajtimin e tensionit të lartë të gjakut është një nga kurat më të lashta popullore. Kur trupi rrit prodhimin e një enzime të quajtur angiotensin, e cila ndikon menjëherë në rritjen e presionit të gjakut, zemra pompon gjakun më fortë nëpër arteriet e trupit. Çka jo vetëm mund të dëmtojë arteriet e trupit por mund të krijojë gjithashtu depozita të rrezikshme të kolesterolit të dëmshëm. Lënia pas dore e këtij problemi mund të sjellë sulme në zemër, goditje por edhe probleme të tjera akrdiovaskulare.

Pavarësisht se hudhra është jashtëzakonisht shumë efektive për uljen e tensionit të lartë, sasia e konsumit të saj nuk duhet tepëruar sepse mund të çojë në uljen e tensionit duke krijuar sërish problem shëndetësor. Sasia e rekomanduar nga ekspertët mjekësorë, është nga 1-1.5 gr hudhra në ditë (apo çerekun e një thelpi hudhre. Sipas rekomandimeve hudhrat duhen përtypur të freskëta dhe nuk duhet të jenë të gatuara. Përtypja e hudhrës së freskët do të çlirojë në maksimum alicilinën, e cila ndikon në uljen e presionit të gjakut.

Efektet e plota të saj në organizëm do të ndihen pas një ore kur niveli i gjakut do të stabilizohet.

Hudhra për tensionin e ulët të gjakut

Kur bëhet fjalë për personat që vuajnë nga presioni i ulët në gjak, pra tensioni i ulët, hudhra mund të shndërrohet në armikun kryesor të shëndetit në vetëm pak minuta.

Siç behët e ditur edhe nga informacioni i mësipërm, konsumimi i hudhrës është kategorikisht i ndaluar për personat që vuajnë nga presioni i ulët i gjakut.