Perdja e syrit, kush preket, shenjat, si kryhet operacioni dhe komplikacionet që shfaqen

1488
Sigal

Tipat e katarakta-ve kanë të njëjtin trajtim kirurgjikal. Nuk ekziston asnjë trajtim mjekësor që të mund të shërojë sëmundjen

Katarakta (ose siç njihet, perdja) është opacifikimi i kristalinit. Kristalini (lens) është një lente natyrale, me ndërtim fijezor që shërben për të fokusuar imazhin në retinë. Kjo e fundit përpunon informacionin vizual dhe ia transmeton trurit nëpërmjet rrugëve optike, duke realizuar shikimin. Kristalini normal, është një strukturë fijezore transparente. Ai vendoset në pjesën e brendshme të syrit prapa irisit. Me kalimin e moshës, fibrat e kristalinit fillojnë të bashkohen me njëra- tjetrën dhe të zhvendosen për në qendër, ky proces sjell opacifikimin (uljen e tejdukshmërisë) së tij, pra formimin e perdes me pasojë uljen e pamjes. Kjo njihet me emrin katarakta (perde). Përveç kataraktit të moshës së rritur, që shfaqet pas moshës 50- 60 vjeçare, ekzistojnë edhe lloje të tjera të katarakta-s:

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf