Për të mos rrezikuar jetën, studiuesit rendisin ushqimet që zëvendësojnë viagrën

576
Sigal

Te shalqini dhe hudhra sipas një studimi të fundit zhvilluar në Teksas, gjendet zëvendësuesi natyror i viagrës tablet

Kërkuesit e Universitetit të Teksasit sapo kanë prezantuar rezultatet e një studimi. Sipas tyre, sekreti i zgjerimit të enëve të gjakut qëndron te citrulina. Kur hani një fetë shalqiri, trupi, pasi e përthith citrulinën, e shndërron atë në argininë, një aminoacid që ndihmon në funksionimin e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe atë imunitar. Pra, te shalqiri, sipas një studimi të fundit zhvilluar në Teksas, gjendet zëvendësuesi natyror i viagrës dhe për këtë arsye ky frut mund të jetë një zëvendësues i denjë i saj. Bhimu Patil, që ka ndjekur nga afër kërkimin, shpjegon se në thelb të zgjerimit të enëve të gjakut qëndron citrulina, një aminoacid që përthithet nga organizmi njerëzor dhe është i pranishëm edhe te mishi dhe lëvozhgat e arrës.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf