Sigal

Nuk jeni aspak të kënaqura nga shampot profesionale dhe çdo trajtim tjetër që i bëni flokëve? Ato nuk e justifikojnë çmimin? Ne kemi gjetur një zgjidhje tepër ekonomike dhe natyrale që jep efektin e dëshiruar në flokë…Mbrojtje, forcim, gjatësi dhe shkëlqim, falë shampos së bërë vetë në shtëpi!

Bjondet:
Përbërësit:

1 filxhan kafeje me lule kamomili

4 lugë gjelle me sapun të grirë (mund të zgjidhni sapunin me shea butter të Bimë Mjekësore)

1 lugë e gjysmëgjelle me glicerinë

Përgatitja:

Hidhni lulet e kamomilit në një enë me ujë të valuar (pasi ta keni hequr ujin nga zjarri). Lërini aty per 20 min dhe kullojeni mirë.

Shtoni sapunin e grirë dhe lëreni derisa të tretet. Nëse keni gjethe të aloe veras në shtëpi, mund të shtoni edhe xhelin e një gjetheje të qëruar të aloes.

Shtoni glicerinën dhe përziejini me një pajisje elektrike derisa të përftoni masën e dëshiruar kremoze. Ruajeni në një kuti shampoje dhe përdoreni për larje.

Brunet:

Përbërësit:

85 gramë sapun të lëngshëm CASTILE (Nëse nuk keni mundësi të gjeni këtë sapun, atëherë shkrini një sapun me shea butter të Bimë Mjekësore, i cili ka përmbajtje shumë delikate e nuk përmban asnjë lloj kimikati).

1 lugë gjelle lule dhe gjethe Rozmarinë

2 bustina me çaj te zi ose sherebele

1/2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja:

Hidhni çajin e zi dhe rozmarinën në ujë të valuar, lërini të mbuluara për 30 min.

Kullojeni dhe aty shtoni vajin e ullirit dhe sapunin e lëngshëm. Nëse keni gjethe të aloe vera-s në shtëpi, mund të shtoni edhe xhelin e një gjetheje të qëruar të aloes.

Përziejini mire në një pajisje elektrike dhe pasi të marrë pamjen e tij kremoze hidheni në një kuti shampoje. Përdoreni si çdo shampo tjetër.