Pëlqeni të nuhasni ushqimet? Epo ka një shpjegim për kilet tuaja të tepërta

627
Të nuhaturit të ushqimit përpara se ta konsumoni atë ka një lidhje direkte me shtimin në peshë më vonë, tregon një studim i ri.
Fillimisht kjo është hedhur si ide nga një profesor i universitetit të Kalifornisë por më pas është marrë nga një grup studentësh për tu provuar tek minjtë fillimisht. Grupi studimor ndanë disa minj në një kafaz dhe i hoqën shqisën e nuhatjes e më pas i ushqyen normalisht ndërkohë që grupin tjetër e lanë siç ishte në gjendjen e tyre të përhershme. Pasi konsumuan ushqim, grupi i minjve pa shqisë kishin shtuar më pak kalori se pjesa tjetër.
Ekspertët më vonë shpjeguan se të nuhaturit të ushqimit bën që trupi të ruajë kalori në vend se t’i djegë ato ndaj dhe ndodh kjo diferencë në kalori.
Gjithashtu, persona pranë ekspertëve treguan se ky studim do të shkojë edhe më tej pasi ata po gjejnë një lidhje mes nuhatjes së ushqimit, kalorive dhe anoreksisë, duke qenë se personat që vuajnë nga anoreksia më së shumti kanë problem me erërat e ushqimeve dhe jo me pjesën e post-konsumimit të tyre.
Sigal