Patatja e ëmbël, ilaçi natyror për diabetin

549
Sigal

Të konsumosh patate të ëmbël do t’ju ndihmojë të ruani nivelet normale të sheqerit në gjak dhe të qëndroni të shëndetshëm

Patatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shëndetshëm të këtij organi. Këto lloj patatesh janë të pasura me beta karoten, i cili është një antioksidant i fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen- thonë shkencëtarët. Kur diagnostikoheni me diabet, mjeku do t’ju thotë të qëndroni larg disa ushqimeve. Sidomos atyre ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, po ashtu larg ëmbëlsirave, makaronave, bukës, orizit, drithërave të mëngjesit me sheqer dhe pijeve të tjera që mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak vetëm pak minuta pas ngrënies. Me kalimin e kohës, kjo mund të dëmtojë enët e holla të gjakut dhe mund të çojë në sëmundje zemre, verbërim, sëmundje veshkash, sulm në tru etj. Diabetikët mund të konsumojnë në dietën e tyre karbohidrate të cilat treten më ngadalë, si ato perime që nuk përmbajnë niseshte, po ashtu mund të konsumojnë fruta të freskëta, arra dhe pataten e ëmbël për të qëndruar sa më të shëndetshëm dhe për të mos përkeqësuar më tej sëmundjen e tyre. Nëse krahasojmë pataten e zakonshme me pataten e ëmbël, niveli i glicemisë është tepër i lartë tek patatet e bardha, pavarësisht nëse ato janë të pjekura, të skuqura apo të gatuara gjellë.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf