Pastrimi i veshëve me kunja pambuku, i rrezikshëm

524
Sigal

Shpesh herë
konsiderohet një shenjë pastërtie.

Por pastrimi manual i
dyllit të veshëve mund të dëmtojë dëgjimin tuaj, sipas ekspertëve në SHBA.

Studies nga Akademia
Amerikane e Otokalingologjisë theksuan këtë të martë se nëse fusni instrumente
të huaja në kanalin e veshit si, kunja pambuku, mund të shkaktojë një sërë
problemesh në dëgjim dhe në fakt rrit prodhimin e “cerumen-it” (dyllit në vesh).

Pastrimi manual
gjithashtu rrit mundësinë e çarjes së daulles së veshit, duke zhvendosur kocka
delikate e duke shkaktuar infeksion.

Për më tepër, ekziston
një rrezik i shtuar i impaksionit, që bllokon kanalin e veshuit dhe çon në
dhimbje, krruarje, ndenjë plotësie, tinguj kumbues te veshët, humbje dëgjimi si
dhe aromë të pakëndshme.

“Çdo gjë që hyn në vesh
mund të shkaktojë dëmtime në daullen dhe kanalin e veshit, të përkohshme dhe të
përhershme,” tha Dr.Seth Schwarts.