Pasiviteti fizik, rrezik për jetën

684
Një studimi i “British Heart Foundation” paralajmëron se moslëvizja shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Rreth 20 milionë britanikë rrezikojnë shëndetin, vetëm për shkak të mungesës së aktivitetit fizik. Femrat janë 36% më të prirura se meshkujt që klasifikohen si fizikisht joaktivë. E përkthyer në shifra, kjo do të thotë 11.8 milionë gra, krahasuar me 8.3 milionë burra.
Raporti përcakton si “joaktiv” një person i cili nuk kryen aktivitet fizik të një intensiteti të moderuar prej 150 minutash në javë dhe aktivitete force për të paktën dy ditë në javë.
Studimi merr si shembull jeten e nje konsulenteje te burimeve njerezore te ciles i duhej një orë për të shkuar në punë me makinë, e pastaj qëndronte ulur në kompjuter për 8 deri në 10 orë në ditë. Ne moshen 44 vjecare ajo pesoi atak kardiak. Përpara se të goditej nga ataku kardiak, ajo nuk pati asnjë simptomë apo shenjë paralajmëruese.
Analiza e “British Heart Foundation” tregon se një burrë në Angli shpenzon mesatarisht një të pestën e jetës i ulur, e barazvlefshme kjo me 78 ditë në vit, ndërsa për gratë atje është rreth 74 ditë në vit.
Sigal