Parainfarkti, ja si të mbrohemi

926
Sigal

STUDIM AMERIKAN/ Moshat më të rrezikuara janë mbi 45 vjeç. Këshillohet jetë aktive pa duhan dhe stres

Mosha dhe seksi janë faktorë që ndikojnë në parainfarkt. Kështu burrat janë më të prirur në krahasim me gratë. Nga studimet e kryera gjerësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rezultuar se raporti burrë-grua nga infarktet është dy me një. Kurse për sa u përket moshave të prekurit nga infarkti janë përgjithësisht mbi 45 vjeç. Por, gjatë dhjetë vjeçarit të fundit vihet re një tendencë uljeje dhe sëmundja shfaqet në mosha më të reja. Kurse tek gratë në këtë moshë nuk ka shenja të parainfarktit, por sëmundja fillon të shfaqet kryesisht me fillimin e menopauzës. Kjo, sepse hormonet tek gratë sa janë me cikël menstrual të rregullt janë mbrojtës dhe hasen shumë pak. Kurse pas moshës 55 vjeç fillon edhe shtohet hasja e infarktit tek gratë. Për të ardhur në një moshë tek 60 deri në 65 vjeç, ku pak a shumë dominojnë burrat dhe sëmundja haset shumë më tepër midis tyre. Ndërsa mbi moshën 75 vjeç ritmi i prekjes nga kjo sëmundje fillon dhe bie. Studimi Amerikan përmend një tjetër faktor që ndikon në parainfarkt dhe ajo është raca, ku nga te dhënat rezulton se të bardhët janë më të prekur.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf