Pap-Test (testi Papo Nicolau) dhe rëndesia e tij

3438
Përgatiti: Dr. Ndue Nikaj
Testi Papa Nicolaouapo siç njihet thjeshtë Pap-test është një ekzaminim I cili duhet të kryhet tek femrat e reja nën 30-vjeçe. Nëse ky rezultat vlerësohet anormal, pra Pap-test pozitiv kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se bëhet fjalë për kancer të qafës së mitrës, prandaj mos t’jukap paniku që në fillim. Kur testi I fërkimit të qafës së mitrës sipas Papa Nicolaout rezulton anormal ose pozitiv sipas dr. Abigouil Cutler (University of Jale ) thekson se çdo vit mbi 3 milionë femra në Amerikën Veriore kanë një rezultat pozitiv të Pap-testit ose me rezultatet e paqarta dhe vetëm 10 .000 veta kanë një kancer të qafës së mitrës,sipas vlerësimit të qendrës amerikanët e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve. Pra rezultati pozitiv I pap-testit s’do të thotë që ju keni kancer, por diçka më të thjeshtë, do të thotë që jeni mbartëse e disa qelizave jo normale në qafën e mitrës, të cilat po të lihen pas dore mund të bëjnë mutacione (transformime) kanceroze dhe asgjë më tepër. Pra, nëse bëhet testi i Papa Nicolaut precizohet mundësia e zbulimit të të gjitha ndryshimeve të dyshuara në qafën e mitrës tuaj para sesa të bëhet problematike, dmth është një test parandalues. Pra, duhet të kuptoni mirë se çfarë është Pap-testi. 

Pap-testi është një ekzaminim imdepistues, që kërkohet për zbulimin në qafën e mitrës të qelizave anormale, të cilat mund të çojnë në kancer të qafës së mitrës, nëse nuk merren masat e duhura. Gjatë këtij ekzaminimi mjeku këqyr me speculum muret e vaginës dhe qafën e mitrës, pastaj me një furçe këqyret qafën e mitrës dhe merr një kampion qelizash për analizë laboratorike. Në përgjithësi mund të themi se një pap-test pozitiv është një infeksion (ose mbartës të një virusi të quajtur virus papilonahumane( PVH) që ndonjëherë shkakton kancer,por kjo do një kohë të gjatë që të transformohet në kancer. 

Duhet të kuptohet se çfarë do të thotë pap-test jo normal. Një Pap-test “anormal” do të thotë disa gjëra; në disa raste testi fillestar jep shumë informacion për të klasifikuar çrregullimet, anomalit qofshin “pak të rënda apo më të rënda”. Në raste të tjera testi nuk përcakton domethënie anormale ,pra nuk ka anomaly signifikative. Pra, në përgjithësi siç u theksua më lart Pap-testi anormal flet për infeksion nga PVH , i cili mund të shpërthejë mutacione (transformime) të qelizave në kancer por kjo do kohë të gjatë. Kjo ngjarje ndodh tek shumë veta seksualisht aktivë, të cilat sipas Cutler do të kalojnë një infeksion të tillë gjatë jetës së vet. VPH është shpesh e lidhur me këto anomali të qafës së mitrës dhe tek femrat në moshë të re është mirë të vlerësohet ky rrezik. Shumicën e kohës ky virus nuk shoqërohet me asnjë shenjë dhe nuk ka infeksion në dukje. Është vet virusi i shfaqjes së qelizave pre-kanceroze ‘me rrezik të ulët” e cila shumë shpesh përfundon pa ndonjë shfaqje klinike dhe zhduket. Disa femra megjithëse kanë infeksione të zgjatura nga HPV kanë rrezik të lart për transformimin e qelizave në kancer kur kemi Pap-test anormal mjeku u kërkonte bëni ekzaminim është se qoftë dhe përsëritje të Pap-testi për të zbuluar më shumë. Kjo varet nga mosha dhe lloji i anomalisë, mund që përsëritja e Pap-testit e mos tregoj asgjë, atëherë kërkohet kolposkopia, ekzaminimi i qafës së mitrës me lupë, mund të merret material nga qafa e mitrës për biopsy sipas rastit. Në vijim duhet të ndiqni të gjitha rekomandimet e mjekut, në shumicën e rasteve rekomandimet kufizohen vetëm në mbajtjen në kujdes mjekësor me rekomandimet e caktuara për ekzaminime në periudha kohore të caktuara(6-muaj apo 1-vit). Por në raste të veçanta kur kemi qeliza anormale me rrezik të lartë jepen indikacione përkatëse, deri me trajtim:

Si Krye terapi = shkatërrimi i qelizave anormale me anë të ftohjes
Ose heqja e indit anormal me rreze lazer. 
Pas trajtimit ju duhet të bëni ekzaminime në periudha të caktuara sipas rekomandimit të mjekut trajtues. Dhe femrat e vaksinuara kundër VPH duhet të bëjnë Pap-test për të zbuluar anormalit përpara se të shfaqen probleme. Si përfundim mund të themi se nuk duhet t’ju përfshij paniku,kur bëni një Pap-test dhe kur ai del anormal ose pozitiv, por përkundrazi është një metodë profilaktike me masa konkrete sipas rastit,që ju shpëton nga kanceri i qafës së mitrës. Mos ju nënshtroni opinionit të gabuar të shoqërisë se pse kjo ju çon në vonesa dhe lënia pas dore ju rrezikon jetën. Duhet të dini se ka dhe masa parandaluese si vaksinimi me vaksinën Bivalente ose Katërvalente si p.sh vaksina cervorix që përmban shtame të dobësuara të tipit 16 dhe 18 të virusit Papilloma Humane. Kjo vaksinë aplikohet për të parandaluar lezionet parakanceroze ose dhe për kancerin e qafës së mitrës. Kjo vaksinë iu rekomandohet të gjitha të rejave mbi 14 vjeçe për mbrojtje nga infeksion PVH, sepse mosha më e preferuar për Infeksionin me virusin e papilloma humane është mosha 14-24 vjeçe. Skema e vaksinimit me vaksinën bivalente aplikohet doza e parë, pas 1-muaji doza e dytë dhe pas 5 muajsh nga e dyta aplikohet doza e tretë. Kjo vaksinë mbron deri ne 30% të rasteve nga kanceri i qafës së mitrës. Por kjo nuk do të thotë që të mos bëni depistimin sipas kërkesave të specialisteve dhe pa pasur asnjë shqetësim sepse vetë ky virus jep transformim të qelizave deri në kanceroze. Prandaj pa krijuar panik siç u shpjegua më lart bëni Pap-testin sepse do të merrni masa mbrojtëse në kohën e duhur pasi ky virus mbetet për shumë vite i heshtur për shumicën e femrave ku incidence me e madhe për kancerin e qafës së mitrës është midis moshës 35-54 vjeç. Tani jeni të lutur që pasi të lexoni artikullin ti përgjigjeni pyetësorit të më poshtëm :

1- Cili është shkaku I kancerit të qafës së mitrës ?
a) gene të trashëgueshme
b) duhanpirja
c) disa lloje virusesh
d) marrja e pilulave

2- Si zbulohet ky lloj kanceri ?
a) Nga shtatëzania
b) Nga prania e qelizave jo-normale të qafës së mitrës. 
c) Infeksione urinare
3- Cila është mosha më e predispozuar për infeksionet PVH 
a) 15-24 vjeç
b) 25-34 vjeç
c) 35-44 vjeç
4- Në cilën moshë takohet me shpesh ky lloj kanceri ?
a) 15-34 vjeç
b) 35-54 vjeç
c) 55-75 vjeç
5- Sa raste të reja shfaqen në vit në Francë ( sepse ne vendin tonë s’ka të dhëna të sakta)
a) 1000 
b) 2000
c) 3000
6- Cilat janë masat parandaluese ose mbrojtëse ndaj këtij kanceri?
a) Vaksinimi me vaksin anti VPH bivalente ose qautrovalente
b) Pilulat
c) Regjimi ushqimor i veçantë
Sigal