Pagjumësia, pasojat dhe përdorimi i tabletave për gjumë

856
Sigal

Gjumi i rehatshëm është shumë i rëndësishëm për shëndetin  e njeriut, ja disa këshilla për ta bërë atë të mundur

Një gjumë jocilësor mund të sjellë dobësim të sistemit imunitar, funksionim jo të rregullt të sistemit nervor, ulje të nivelit të hormoneve, ulje të humorit, ulje të përqendrimit apo humbje të kujtesës. Shumë njerëz ende nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është për trupat e tyre të fjeturit mirë. Gjatë gjumit, trupi ripërtërihet. Pa gjumë të mirë dhe cilësor, mund të vihet në rrezik shëndeti. Gjumi i keq mund të sjellë shumë probleme shëndetësore. Një gjumë jo i mirë do të afektojë trupin dhe mendjen. Duke marrë problemet e ditës në shtrat është mënyrë e sigurt për të mos fjetur gjumë. Mendoni gjëra të lumtura para se të shkoni në shtrat dhe përdorni teknika relaksimi si: Frymëmarrje të thella, visualizim ose meditim. Përpiquni të bëni gjëra të gëzueshme para gjumit. Provoni të lexoni një libër të mirë, të shëtisni, ose të bëni diçka që nuk është stresuese.

– Bëni një dush të ngrohtë relaksues para gjumit.

– Mos shiko asgjë dramatike/shqetësuese në TV para gjumit. Hiq TV-në nga dhoma e gjumit. Shumë njerëz përdorin televizionin për të rënë në gjumë dhe ky është një gabim.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf