Operacion i rrallë në Shkodër

535
Ekipi mjekësor në Spitalin Rajonal në Shkodër, ka kryer dje një ndërhyrje të rrallë tek një paciente. Kirurgët Dr. Besmir Grizhja, Dr. Lulëzim Lekaj, Dr. Luan Bajri, me mbështetjen e gjithë stafit të kolegëve, raportohet se kryen një intervent kirurgjikal vaskular (bypass femoro popliteal me graft PTFE 5mm) për një sëmundje shumë të rrallë. Pacientja kishte arterie ischiadike persistente aneurizmatike të trombozuar, me ishemi të këmbës (në rrezik amputacioni). Falë këtij interventi, pacientes iu shpëtua këmba. Kirurgët u shprehën pas këtij operacioni se ndihen krenar për këtë ndërhyrje të suksesshme, për institucionin ku shërbejnë si dhe për profesionalizmin e mjekëve kirurgë e anestezistë.
Sigal