Çokollatë dhe verë e kuqe, sekreti i rinisë së përjetshme

Sekreti për të qëndruar të rinj është çokollata dhe vera e kuqe, thonë shkencëtarët.

Studiuesit kanë zbuluar se të dyja, si vera dhe çokollata, ndihmojnë në rinovimin e qelizave të vjetra, duke i bërë ato të fillojnë të sillen më shumë si qelizat e reja.

Me kalimin e viteve ADN-ja në qelizat tona humbasin gradualisht telomerët mbrojtës. Ekipi i studiuesve aplikuan përbërës të bazuara në kimikate që gjenden natyrshëm në verë të kuqe, çokollatë të zezë, rrush të kuq dhe boronica tek qelizat në laborator.

Këto ushqime janë të pasura me flavonoide, të cilat njihen për efektet e tyre antioksiduese dhe anti-inflamatore.

Brenda disa orësh nga trajtimi më këta përbërës, qelizat e vjetra filluan të ndaheshin dhe të kishin telomere më të gjata. Shpresohet se zbulimi mund të çojë në terapit të suksesshme antiplakje.

Drejtuesi i studimit, Profesor Harries tha: “Ky është një hap i parë në përpjekjen për t’i bërë njerëzit të jetojnë një jetë normale, por edhe të shëndetshme”.