Nxirja në plazh, disa këshilla si të mbrohemi nga rrezet e dëmshme

1044
Një nga armiqtë e lëkurës është dielli
Rrezet e diellit na dhurojnë kënaqësi, shëndet. Dielli është burimi i jetës dhe energjisë. Mirëpo, vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor. Duhet ditur se vetëm disa janë efekte pozitive në aspektin mjekësor nga veprimi i rrezeve të diellit dhe kjo është sinteza e vitaminës D në lëkurë dhe depozitimi i kalciumit në eshtra, gjë që parandalon zhvillimin e rakitit te fëmijët si dhe osteoporozën te të moshuarit. Por për këtë gati janë të mjaftueshme edhe rrezet e pakta të diellit. Po ashtu, drita e diellit ndikon në sekretimin e hormonit melatonina, i cili rregullon ritmin biologjik dhe rrit disponimin tonë. Mbrojtja natyrale e lëkurës me plakjen e organizmit bëhet edhe më e vogël dhe paralel me moshën mplaket edhe lëkura, e cila tani gjithnjë bëhet edhe më e hollë. Mplakja e lëkurës ka disa dimensione biologjike tipike në të cilën gërshetohen faktorët trashëgues dhe ata të ambientit të jashtëm. Në këtë proces të pamposhtur të ekspozimit të lëkurës ndaj rrezeve të diellit, shprehia është e dëmshme. Thënë në përgjithësi, qëllimi është që të mos trimërohen ata të cilët dëshirojnë që të ekspozojnë trupin ndaj rrezeve të diellit (ose artificialisht në solariume) vetëm për të fituar lëkurën e rrezitur.
Faktorët që ndikojnë në rrezet UV
Ozoni atmosferik, pozita e diellit në horizont, lartësia mbidetare, retë, reflektimi, stina e vitit dhe periudha e ditës. Një nga armiqtë e jashtëm të lëkurës është dielli, gjegjësisht rrezet UV që ai i emiton. Kur lëkura për një kohë të gjatë i ekspozohet diellit, shkon deri te formimi i radikaleve të lira të cilat e dëmtojnë indin lëkuror dhe e zvogëlojnë elasticitetin e saj. Si shenja të dukshme të dëmtimit të lëkurës janë rrudhat, njollat dhe djegiet. Mirëpo, ato të cilat nuk shihen me sy, edhe më shumë do të duhej të na brengosin. Ato janë dëmtime që krijohen për shkak të veprimit të rrezeve UV të cilat rrisin rrezikun nga zhvillimi i kancerit të lëkurës (ndryshime ireversibile në strukturën e molekulës ADN).
Zgjedhja e faktorit mbrojtës të duhur për tipin e lëkurës suaj dhe kushtet e ekspozimit
Ndjeshmëri e theksuar në diell (kur ekspozimi është i domosdoshëm):
Lëkura e ndjeshme: 50 + (SPF)
Lëkura jotolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)
Kushtet ekstreme (deti, malet, zonat tropikale):
Lëkura e ndjeshme: 50 + (SPF)
Lëkura jotolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)
Ditët e para të ekspozimit
Lëkura e ndritshme:
Lëkura e ndjeshme: 40 + (SPF).
Lëkura jo tolerante dhe me prirje alergjike: 50 + (SPF)
Lëkura e errët: Lëkura e ndjeshme: 20 + (SPF)
Si do të kemi vetëm dobi nga rrezet
1-shmangiuni ekspozimit në diell ndërmjet orës 11–17
2-me rroba mbrojeni lëkurën (pantallona të gjatë, këmisha duargjata, kapelë)
3-ekspozohuni gradualisht, ngjyra e errët e fytyrës do të jetë kohëgjatë
4-shpesh aplikoni preparatet për mbrojtje nga dielli dhe gjithmonë pas çdo larjeje
5-përdorini preparatet për mbrojtje nga dielli në varësi nga tipi i lëkurës suaj
6-mos i ekspozoni në diell fëmijët nën moshën trevjeçare
7-djegiet nga dielli janë të rrezikshme, posaçërisht te fëmijët
8-mbroni fëmijët me kapelë, fanellë, syze të diellit
9-mbani syze mbrojtëse nga rrezet e diellit
Këshilla
1-Mos mbani shirita për djersitje dhe ballikë të najlonit ose poliesterit, sepse këto materiale bëjnë që djersa të grumbullohet rreth vijës së flokëve dhe të bllokojë gjëndrat e djersës. Në këtë mënyrë nxitet paraqitja e akneve. Në vend të tyre mbani shirita për djersitje dhe ballikë të pambukut, pastaj kapela të bejsbollit dhe ato lajini shpesh.
2-Prej aromave që do t’i përdorni, zgjidhni ato të cilat nuk përmbajnë alkool, sepse në rast se deodorantët ose parfumet tuaj përmbajnë alkool, atëherë efekti i diellit mund të shkaktojë skuqje, madje edhe djegie.
3-Mos dilni në diell porsa të jeni depiluar dhe mos u lyeni me kremra mbrojtës, sepse mund të shkaktohet ekzantemë (skuqje).
4-Pasi të laheni në det, fshijeni mirë ujin nga lëkura juaj. Ndoshta mendoni se është më fllad që të shtriheni dhe të lejoni që dielli t’ju thajë, mirëpo nga uji mbetet një shtresë e kripës, e cila pas tharjes jep një ndjenjë të pakëndshme në lëkurë.
5-Mos vendosni shumë shtresa të kremit për mbrojtje nga dielli njëra mbi tjetrën, sepse jo vetëm se harxhoni kohë dhe para, por në këtë mënyrë mund të mbyllen poret nga të gjitha këto shtresa dhe mund të paraqiten miteserët dhe ekzantema. Kërkoni një produkt i cili mbron e hidraton dhe i jep shkëlqim lëkurës suaj.
6-Mos u lani në pishinë pa krem mbrojtës, i cili i reziston ujit. Ai do t’ju mbrojë nga klori, i cili mund të nxisë paraqitjen e akneve.
7-Lajeni çdo ditë peshqirin tuaj për plazh. Djersa, kremrat dhe bakteret mund të shtresohen në peshqir, gjë që e bën mjaft të pashëndetshëm për lëkurën e fytyrës suaj.
8-Mos vendosni preparate kundër akneve nëse dilni në diell. Produktet me bazë të benzoyl peroxidit mund ta ndryshojnë veprimin nën ndikimin e rrezeve ultravjollcë (UV) duke shkaktuar irritim.
Sigal