Nuk ju zë gjumi gjatë natës? Ja arsyet

1462
Sigal

Zakonisht këto shkaqe lidhen me gabime që po i bëni gjatë rutinës së përditshmërisë, të cilat jeni në kohë për t`i ndryshuar

Vitet e fundit janë bërë studime pafund për të zbuluar se çfarë e shkakton pagjumësinë te njerëzit dhe disa prej përgjigjeve shkencore variojnë nga të parit televizor në dhomën e gjumit e deri te zgjedhja e një dysheku të parehatshëm.

Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e njerëzve që vuani nga mungesa e gjumit, këto mund të jenë disa prej shkaqeve.

Pini kafe pasdite

Sipas disa studimeve konsumimi i kafesë deri në 6 orë para gjumit shkakton mungesën e tij. Në vend të kafesë konsumoni një pije me qumësht ose një çaj bimor.

Keni zgjedhur dyshekun e gabuar

Zgjedhja e një dysheku të parehatshëm ose përdorimi i një dysheku për shumë kohë ndikon negativisht në gjumin tuaj. Dysheku duhet të përshtatet me formën dhe peshën e trupit tuaj.

Hani shumë në darkë

Konsumimi i darkës rekomandohet të bëhet disa orë para gjumit dhe të jetë një vakt i lehtë, në të kundërt do të shkaktojë probleme me gjumin, por edhe shtim në peshë.

Shumë dritë kaltër

Drita kaltër e ekranit të telefonave, tabletit apo PC-së është një prej shkaktarëve kryesorë të pagjumësisë.

Dehidratimi

Sipas US Sleep Foundation, të qenit të hidratuar ju ndihmon për të pasur cilësi më të mirë të gjumit.

Puna nga shtëpia

Të punosh nga shtëpia mund të duket gjëja më e mrekullueshme në botë, por në fakt nuk është kështu. Puna nga shtëpia përbën një rrezik të madh për sa i përket gjumit. Njerëzit që punojnë nga shtëpia bëjnë një gjumë shumë më të keq sesa të tjerët.

Të flesh në orare të ndryshme

Është mirë që të shtriheni për të fjetur çdo natë në të njëjtën orë. Në këtë mënyrë stërvitni trurin tuaj për të fjetur kur vjen ora e gjumit.

E përdorni dhomën e gjumit për t`u argëtuar

Duhet të dini që dhoma e gjumit është për të fjetur gjumë dhe jo për të parë filma apo për të luajtur video-lojëra. Këto gjëra ndikojnë për keq në gjumin tuaj.

Të pish alkool para gjumit

Alkooli mund t`i ndihmojë njerëzit t`i zë gjumi më shpejt, por kjo nuk do të thotë që gjumi që ata do të bëjnë do të jetë i qetë dhe i rehatshëm.

Kontrolloni rrjetet sociale shumë shpesh gjatë ditës

Kontrollimi i rrjeteve sociale shumë shpesh gjatë ditës bën që të jeni tri herë më të predispozuar për të bërë një gjumë të parehatshëm ose për të vuajtur nga pagjumësia.