Sigal

A e keni menduar se ujin e gazuar mund ta përdorni edhe për fytyrën? Përdorimi i tij i jep lëkurës elasticitet.

Këto këshilla i japin femrat koreane, të cilat gjithmonë kanë diçka të re për të na mësuar. Sekreti është fuqia e ujit të gazuar, ku flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive. Mënyrat për ta përdorur ujin e gazuar janë të shumta. Koreanet e përdorin si spraj ose e përhapin nëpër fytyrë me ndihmën e pambukut, duke e mbajtur për disa minuta në lëkurë. Duhet ta bëni këtë pasi ta keni pastruar lëkurën, në mënyrë që flluskat të depërtojnë më thellë duke hapur poret.

Në krahasim me ujin e rubinetit, me të cilin lani zakonisht fytyrën, uji me gaz është më i pastër.

Sa herë që ndiheni të lodhur, mjafton të pastroni fytyrën me ujë të gazuar dhe do të ndjeni ndryshimin që sjell fibra kolagjenike, duke i dhënë lëkurës elasticitet dhe butësi. Rekomandohet ta përdorni të paktën një ose dy herë në javë.