Sigal

Për një fytyrë të pastër dhe të shndritshme, lëngu i një bistaku rrush lihet të fermentohet për disa orë, pasi keni shtrydhur kokrrat e tij, pastaj aplikohet në fytyrë duke shmangur zonën rreth syve. E lini të veprojë për rreth 20 minuta dhe më pas shpëlani fytyrën si zakonisht.

Efekti? Pastrues dhe rigjenerues. Kjo maskë është gjithashtu efektive kundra rrudhave.

Rrushi përmban shumë elementë antioksidues, siç janë vitaminat, mineralet dhe taninet, të cilat e bëjnë fytyrën të bukur dhe me shkëlqim duke hequr rrudhat, njollat e diellit dhe aknet nga lëkura e fytyrës.