Njihuni me përfitimet që manaferrat i sjellin organizmit

417

Manaferra është pjesë e një grupi të frutave të quajtur “fruta të kuqe”, të cilat në përgjithësi janë të pasura me vitaminë C dhe fibra dhe kanë një përmbajtje të ulët kalorike dhe sheqer. Manaferra është një frutë agregat, që është formuar nga grumbullimi i disa frutave të vegjël.

Ka lloje të ndryshme të manaferrave dhe ato ndryshojnë në ngjyrë: ato mund të jenë të kuq, të bardhë dhe të zezë. Speciet më të zakonshme janë të zezë, e cila është e rrumbullakosur dhe fillimisht duket e kuqe dhe, kur është e pjekur, bëhet e zezë.

Gjendet kryesisht në rajonet e butë të hemisferës veriore dhe në Amerikën e Jugut, ky frut konsumohet tërësisht i freskët,por edhe i ngrirë apo i përfshirë në receta të ndryshme.

Vlerat dhe përfitimet

Manaferra është e pasur me vitamina A, B dhe C dhe ka lëndë ushqyese të tjera si acid limoni, kalcium, magnez, kalium, mangan, fosfor, hekur dhe fibra. Anthocianinat gjenden në disa nga antioksidantët fitokemik, që veprojnë në luftën kundër plakjes së parakohshme dhe parandalimin e sëmundjeve, luftojnë kolesterolin dhe parandalojnë formimin e pllakave në enët e gjakut.

Ky frut është gjithashtu i shkëlqyer për ata që duan të humbin peshë, sepse ka pak kalori: 100 gramë manaferrë përmbajnë vetëm 52 kalori.

Falë pasurive të tyre, manaferrat ofrojnë shumë përfitime për shëndetin tonë, ndër të cilat mund të përmendim:

– Ndihmon në procesin e tretjes;

– Parandalon infeksionin urinar dhe pulmonar;

– Pektini që gjendet në këtë fryt vepron në sistemin kardiovaskular;

– Zvogëlon rrezikun e ulçerës dhe kancerit të stomakut;

– Ndihmon për reumatizmën, artritin dhe osteoporozën.