Njihuni me efektet pozitive të birrës në shëndetin tuaj…

662
Sigal

Ky është një hulumtim për të cilin ia vlen të ngritet dolli – birra mund të jetë e mirë për shëndetin tonë!

Shkencëtarët kanë zbuluar se disa birra janë të mbushura me mikrobe probiotike – baktere dhe tharm që sjellin shumë përfitime shëndetësore, duke filluar nga luftimi i obezitetit e deri te një gjumë më kualitativ.

Shembuj të këtyre birrave janë ato belge si Hoegaarden, Westmalle Tripel dhe Echt Kriekenbier, të cilat janë të pasura me tharm probiotik.

Ndryshe prej birrave tjera, këto brende fermentohen dy herë – një herë në fabrikë dhe një herë në shishe.

Fermentimi i dytë e rritë forcën e birrës dhe e krijon një shije më të tharë dhe më të formësuar.

E rëndësishme për shëndetin është fermentimi i cili ndodh në shishe, ku jo vetëm se konvertohet sheqeri i drithërave në alkool, por edhe bën acide të cilat janë helmuese për bakteret që mund të na sëmurin.

Ekspertët kanë treguar se teprimi me alkool është i dëmshëm për shëndetin e zorrëve dhe shëndetin tonë në përgjithësi, por një birrë në ditë mund të jetë e shëndetshme.