Sigal

Orë të shumta para kompjuterit apo telefonit, tymi i cigares si dhe ndotja e ajrit, të gjitha këto ndikojnë në dobësimin e shikimit.

Prandaj është me rëndësi të ndiqni disa këshilla për të mbrojtur sytë. Ndër mënyrat më të mira për mbrojtjen e syve, është kujdesi gradual përmes ushqimeve që konsumoni.

Më poshtë dy ushqime që mbrojnë sytë:

Karota

Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Kjo vitaminë zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).

Spinaqi

Ai është i pasur me hekur dhe gjithashtu përmban karotenoidë dhe luteinën, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular.