Sigal

Dylli i bletëve nuk përdoret vetëm për të bërë qirinj e lustra. Ai gjen përdorim në një numër të madh produktesh bukurie sepse dylli i bletës promovon një lëkurë të butë e të shëndetshme. Për më tepër, ka disa benefite shëndetësore.

Dhe më poshtë do të lexoni për një numër të madh përfitimesh të shëndetit dhe bukurisë që vijnë nga dylli i bletës:

Mban buzët të buta dhe të mëndafshta

Pse të blini një balm buzësh me dyllë blete kur mund ta bëni një shtëpi? I lirë dhe efektiv, ai lufton tharjen e buzëve dhe plasaritjet gjatë dimrit apo verës. Mund ta përdorni çdo ditë për të mbajtur buzët të buta dhe të hidratuara. Përgatitet kështu:

Grini pak dyllë blete në copa derisa të përftoni një lugë çaj prej tij.

Shkrijeni në një banjëmari. Sapo të shkrijë, fikni sobën dhe shtoni 2 lugë çaji vaj kokosi.

Shtoni disa pika vaj esencial menteje ose limoni për një aromë më të mirë.

Përziejini mirë dhe prisni të ftohet pak.

Transferojeni në një tubet lip-balmi që ju ka mbaruar ose në një kavanoz të vogël. Lëreni të ngurtësohet mirë para se ta përdorni.

Ndihmon hidratimin e lëkurës

Një lëkurë e hidratuar mirë ndihmon në parandalimin e thatësisë, plasaritjes dhe kruarjes. Është një ide shumë e mirë të përgatisni vetë një krem hidratues për të shpëtuar gjithashtu lëkurën nga ndonjë kimikat i padëshiruar. Një hidratues i mirë për lëkurën është diçka që përmban dyllë blete dhe kjo është një recetë super e thjeshtë:

Në një banjë mari, shkrini dhe kombinoni 30 gr dyllë dhe 120 gr vaj bajame.

Përziejini dhe hiqini nga nxehtësia.

Shtoni 60 gr ujë të distiluar dhe 10 pika vaj vitamine E.

Shtoni 10 pika nga vaji i preferuar esencial.

Përziejini mirë dhe transferojeni përbërjen në një kavanoz të pastër. Përdoreni rregullisht në lëkurën e duarve dhe si locion trupi.

Ndihmon në qetësimin e dhimbjes së kyçeve dhe muskujve

A e dini se përgatitja e një locioni me dyllë bletë në shtëpi ndihmon edhe kundra dhimbjes së kyçeve të ënjtur dhe me inflamacion? Gjitashtu qetëson muskujt pas palestrës ose sportit.

Shtoni 900 ml vaj ulliri në një tenxhere

Përzieni një lugë gjelle pluhur artemisia (lloj bime) dhe dy lugë gjelle pluhur chickëeed (lloj bime). Shtojani vajit.

Në një banjmëari shkrini 75 gr dyllë blete dhe shtojani pjesës tjetër që po nxehet në tenxhere.

Shtoni 10 pika nga vaji i pemës së çajit dhe përziejini mirë.

Lëreni të ftohet dhe transferojeni në një enë.