Një vezë në ditë mban doktorin larg? Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru

838
Sigal

Një studim i kryer tek gati gjysmë milion njerëz në Kinë sugjeron se një vezë në ditë mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Ekspertët sugjerojnë se veza, e gatuar në çfarëdolloj mënyre, duhet të jetë pjesë e dietës së përditshme.

“Një vezë në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, madje mund të ketë përfitime shëndetësore”, thotë prof.Nita Forouhi, nga Universiteti i Kembrixhit.

Këto ditë, shumë mjekë sugjerojnë se konsumimi i vezëve duhet të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, duke qenë se janë një nga ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese – përmbajnë nivele të larta të proteinave, vitaminave A, D, B dhe B12, si dhe luteinë dhe zeaksantinë, që mund të parandalojnë dëmtimin e shikimin me kalimin e moshës.

“Një, madje edhe dy në ditë janë absolutisht mirë”, thotë dr.Frankie Phillips, nga Shoqata Britanike e Dietologjisë, shkruan “shëndeti”.