Një tjetër sukses në Spitalin Amerikan, 25 vjeçarit nga Kosova i rikthehet buzëqeshja dhe shëndeti

482
Stafi i mjekëve kardiokirurgë me në krye Dr.Med. Arben Kojqiqi, kirurg kardiotorakal në Spitalin Amerikan ka realizuar me sukses ndërhyrjen e veçantë kirurgjikale Riparim i Pectus excavatum, nëpërmjet Nuss procedure, për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë; e cila realizua në një pacient 25 vjeçar.
Ardian Maraj, pacienti 25 vjeçar i është nënshtruar kirurgjisë së specializuar në Spitalin Amerikan, pasi prej vitesh vuante nga sëmundja e diagnostikuar si Pectus Excavatum, sëmundje që manifestohet me dhimbje të vazhdueshme të kraharorit dhe vështirësi të theksuara në frymëmarrje.
Procedura Nuss konsiston në riparimin e defekteve torakale me ndërhyrje mini-invazive dhe me kamer. Kjo teknikë konsiston, e në vendosjen e shufrave metalike në zonën e kraharorit me ndihmën e një kamerë cila lejon dhe krijon akses për të riparuar në zonën e dëmtuar. Kjo ndërhyrje specifike është realizuar nga kontributi dhe mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe donacionet që kanë ardhur nga qytetarët kosovarë të sensibilizuar dhe njohur me rastin i cili u bë publik pak kohë më parë në media dhe rrjetet sociale.
Sigal