Një gotë ujë për të pasur një shëndet të mirë

508
Uji është një lëng i cili haset në natyrë dhe i cili është faktori më i rëndësishëm për mbijetesën e njeriut. Dy të tretat e peshës së përgjithshme të trupit tonë kanë të bëjnë me ujin. Studimet kanë treguar se 80 për qind e popullsisë së botës është e dehidratuar. Arsyeja kryesore për këtë është konsumimi i pijeve me kafeinë si çaji apo kafeja, dhe të cilat shkaktojnë humbje të lëngjeve. Përfitimi i konsumimit të ujit të pijshëm është një faktor i rëndësishëm në funksionimin e duhur të sistemeve të trupit. Uji ka disa përfitime shëndetësore, transmeton Koha.net. Personat të cilët kanë tension të lartë të gjakut ose kancer duhet të pinë sa më shumë ujë meqë ai ndihmon në stabilizimin e presionit dhe e stimulon procesin e shërimit të qelizave kanceroze.
Konsumimi i ujit të mjaftueshëm është shumë e rëndësishme për diabetikët, sepse niveli i lartë i sheqerit në gjak në fakt i dehidraton qelizat e gjakut dhe e shkakton një rritje edhe më të madhe të sheqerit në gjak. Prandaj, kur pacienti arrin në spital në gjendje të ketoacidozës, atij së pari i jepet infuzion për ta minimizuar dehidratimin. Uji duhet të konsumohet shpesh në sasi më të vogla. Rekomandohet konsumimi i një litre e gjysmë deri dy në ditë, ndërsa në qoftë se nuk keni pirë rregullisht ujë, atëherë duhet ta dyfishoni këtë sasi sepse qelizat tuaja tashmë janë dehidratuar. Mos pini shumë ujë në mëngjes para fillimit të aktiviteteve fizike.
Mos prisni që të dehidratoni që të filloni të pini ujë. Nevojitet konsumim i rregullt sepse dehidratimi mund të rezultojë me pasoja të rënda shëndetësore. Përfitimet e ndryshme të konsumimit të ujit përfshijnë ruajtje të niveleve të energjisë, vigjilencës mendore dhe fizike, largimin e toksinave dhe mbeturinave nga organizmi dhe ruajtjen e lëkurës së shëndetshme, transmeton Koha.net. Pirja e ujit gjithashtu ndihmon në humbje të peshës. Duhet ta dini se uji ka cilësi ekskluzive dhe se pijet e tjera nuk mund ta zëvendësojnë. Prandaj sigurohuni që të pini ujë të mjaftueshëm për çdo ditë për ta jetuar një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.
Sigal