Një gotë ujë i ngrohtë me limon në mëngjes, masë kundër gripit

551
Sigal

Vitamina C luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe ndihmon antioksiduesit për të luftuar faktorët e plakjes. Filloni ditën tuaj duke konsumuar ujë të ngrohtë me limon të shtrydhur dhe në këtë mënyrë do të përmirësoni shëndetin tuaj.

Lëkura
Dehidratimi kronik rezulton në faktin që lëkura juaj të duket e thatë dhe e plasaritur. Vitamina C luan një rol kyç në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe ndihmon antioksiduesit për të luftuar faktorët e plakjes.

Tretja
Jo vetëm që uji i ngrohtë ndihmon për të stimuluar traktin e tretjes, por edhe limoni stimulon dhe pastron mëlçinë. Përveç kësaj, kontribuon në funksion më të mirë të acidit në stomak.

Sistemi imunitar
Frutat agrume janë të pasura në vitaminë C dhe acid askorbik. Vitamina C ndihmon për të luftuar ftohjet, kurse acid askorbik ndihmon në absorbimin e hekurit, i cili është gjithashtu i rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

Detoksikimi
Limoni ndihmon për të dëbuar substancat e dëmshme nga trupi dhe është një diuretik natyror, që do të thotë se ndihmon në largimin e lëngjeve të tepërta, dhe me këtë të një shumëllojshmërie të toksinave. Përveç kësaj, acidi i limonit ndihmon në formimin e enzimave të nevojshme për punën e mëlçisë.

Energjia
Kombinimi i ujit dhe limonit ndihmon për të rifreskuar gjakun, ju bënë të ndiheni më të lehtë dhe plot energji, të gatshëm për obligimet e përditshme.

Vitaminat
Frutat agrume janë të pasura në vitaminë C dhe acid askorbik. Vitamina C ndihmon për të luftuar ftohjet, kurse acid askorbik ndihmon në absorbimin e hekurit.