Një bisedë, me mjekun alternativ Hezhder Selam Bizhga

954
Sigal

Rast i rrallë, por i vërtetë, mjeku që me metodat e tij arrin të kurojë disa sëmundje

 SARANDË/ Një emër i veçantë me një veprimtari të veçantë, Hezhder Bizhga. Tek bisedon me të, ndjen se diçka qiellore ekziston në qenien e tij, diçka magjike, mistike, e pa kuptueshme dhe e pëlqyeshme shoqëron bashkëbisedimin. Akoma më e çuditshme bëhet kuptueshmëria e vetive të këtij personi tek mëson çudirat e tij me mjekësinë alternative nga njerëz, të cilët kanë vuajtur dhe janë shëruar nga mjekimi i Hezhderit. Të shumtë janë njerëzit që tregojnë dhe këta të njohur për vuajtjet nga sëmundjet e rënda, se mjekimi i çuditshëm i Hezhderit, i ka risjellë në jetë në gjendjen e mëparshme, pasi kanë vuajtur nga dhimbjet e forta të kokës, paralizat, parkisoni, osteoporoza, thyerje dhe trauma të ndryshme kockash, çlirimi i syrit nga tensioni, trompoza e kokës, dhimbjet e veshëve, etj.. Nuk janë pak këto sëmundje, që ky çudibërës shëron dhe u kthen njerëzve shpresën për të jetuar qetësisht dhe lëvizur si më parë. Po çudia shkon më tej, kur mësojmë se Hezhderi, këto i bën falas si shërbime ndaj njerëzve. Kjo na shtyu të bisedojmë me të dhe të mësojmë mbi aftësitë mjekuese të tij. E takojmë, por qetësia dhe modestia e tij, nuk është kollaj të thyhet. Më në fund, këmbënguljes sonë i përgjigjet, ku fillimisht e fillon me terma astrologjikë të shenjës së tij të horoskopit, shigjetarit 80% dhe 20% akrepit, së cilave u beson shumë dhe thotë se janë përcaktuese në karakterin, sjelljen, përzgjedhjen dhe shëndetin e njeriut, pse jo dhe fatin e njeriut e parathonë. Nga biseda me të, mësojmë se aftësitë e tij shëruese tërhoqën vëmendjen e fondacionit ”LIDIA”, ku vetë shefi i saj, trajtoi fëmijën e tij tek ky çudibërës dhe e punësoi si fizioterapist në fondacion ku trajtohen mjaftë fëmijë me defekte fizike dhe psikologjike. Suksesi është konkret, por habia nga biseda me Hezhderin vijon teksa bisedon. Kur i dëgjon emrin beson se ke të bësh me një person me kombësi të huaj, por jo. Kemi të bëjmë me Hezhder Selam Bizhgën nga Kaparieli i Gjirokastrës i datëlindjes 1957. Kur e pyesim, se ku e gjen forcën dhe aftësinë për të shëruar njerëz me sëmundje të klasifikuara të rënda, kur edhe mjekët humbasin shpresat për rikthimin e këtyre pacientëve në gjendjen e mëparshme, përsëri na befason me atë çka na tregon: -“Më ka ndodhur një ngjarje, që ata që më panë nuk besuan se do rikthehesha në jetë. Ishte viti 1999, shtator. Isha në det dhe pësova një goditje. Humba ndjenjat për orë të tëra. Kur u riktheva në jetë isha ndryshe, shikoja njerëzit dhe më dukeshin ndryshe. Sidomos të sëmurët. Më dukej dhe besoja tek vetja se kisha aftësi t’ i shëroja. Një zë i brendshëm ma thoshte këtë. E provova me një person që kishte vite që kurohej pasi vuante nga humbja e ekuilibrit dhe pata sukses. Vendosa t’ i përkushtohem mjekësisë alternative, t’ i ndihmoj njerëzit duke e quajtur shpëtimin tim si dhuratë hyjnore dhe shpërblimi im ndaj zotit, të ishte shërbimi dhe shërimi i të sëmurëve të pashpresë. Sot, ata që janë shëruar janë të shumtë, por e kam edhe në gen dhe ky gen rilindi tek unë. Daja im, Luto Islami, ka qenë mjek popullor i famshëm në zonën e Kurveleshit dhe fama e tij shëruese, ishte kudo në Shqipëri si mjek popullor duke shëruar edhe sëmundje të rënda përtej asaj mjekësore dhe shkencore, kuptohet sëmundje të klasifikuara. “Biseda me Hezhderin, ecën si një lumë në zallishte me mërmërimë e zhaurimë duke mbjellë çudinë e befasinë, por edhe kohën kursimtare se vargu i njerëzve është i gjatë e lista e të trajnuarve akoma dhe më shumë, që presin terapinë e radhës. Të shtyrë nga kurioziteti për të mësuar sekretet e profesionit të tij, e pyesim dhe ai tregon se kjo ka të bëjë me qiellin. Orientim ka pikë së pari leximin e hartës së dorës dhe këmbës, me të cilën shëron 80% të sëmundjeve, por nuk u ndahet leximeve rreth njohurive astrologjike, psikologjike, fizioterapike dhe ortopedike. Dhuntia duhet mbështetur edhe në shkencë. Për çudi, mbi tavolinë shohim gazetën”Telegraf” dhe e pyesim se pse këtë gazetë? Përgjigjja e tij është se përveç opinioneve dhe informacioneve të paanshme që i serviret publikut, faqet dhe suplementi i saj mjekësor vlejnë shumë dhe janë cilësore. Thotë, se e ndihmojnë shumë. Largohemi me ndjenjën e habisë dhe mirënjohjes për Hezhderin.

 

Mënyrat diagnostikuese të zmadhimit të prostatës

Diagnoza e sëmundjes së zmadhimit të prostatës, përcaktohet mbështetur në të dhënat subjektive dhe objektive. Në ankimet subjektive bëjnë pjesë fillimisht, çrregullimet gjatë urinimit, shtrëngimet etj. Më vonë, tek i sëmuri shfaqen mungesa e apetitit, dobësi e përgjithshme, etj. Por, kryesisht për vendosjen e diagnozës të sëmundjes së zmadhuar të gjëndrës së prostatës, rëndësi  kanë të dhënat që përftohen nga ekzaminimet objektive si: tushe-ja (prekja me gishtin dëftues të dorës së djathtë nëpërmjet zorrës rektale, pjesa e fundit e zorrës së trashë), ekoja e vezikës urinare dhe e prostatës, orografia intravenoze dhe cistoskopia.

Trajtimi i cisteve në shtatzëni

Nëse zbulohet ndonjë cist në shtatzëni, nuk është asgjë për t’ u shqetësuar dhe mos bëni panik. Miomët (cistet) janë rritje, të cilat në shumicën e rasteve janë beninje (“të natyrës së mirë”) dhe nuk shkaktojnë asnjë problem, përveç në rastet kur janë shumë të mëdha dhe gjenden në vend të papërshtatshëm dhe në këtë mënyrë pengojnë daljen e foshnjës nëpër kanalin e lindjes. Është fakt, se në këtë rast shtatzënia është pak më e rrezikuar, mirëpo as këtu nuk ka vend për panik. Derisa mjeku mendon se, duhet pritur për largimin e cistit, atëherë sipas të gjitha gjasave, ju do të lindni me prerje çezariane dhe në këtë rast mjekët do ta largojnë edhe cistin.

Anemia

Rrepa e kuqe

Të sëmurëve u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml lëng të rrepës së kuqe para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10–15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20–25 ditë.

Studim i ri Britanik

Aspirina zgjat jetën e të sëmurëve me tumor

Studimi i ri, i botuar në revistën britanike “Lanset”, ka treguar, se aspirina zvogëlon rrezikun nga vdekja për rreth 30%. “Aspirina, që është si ilaç çudibërës për sëmundjet e zemrës, do të mund të ishte edhe si përmirësues i jetës së pacientëve që vuajnë nga tumoret”, ka theksuar dr. Xhenifer Eshton, udhëheqëse e studimeve. Grupi eksperimentues, për pesë vjet rresht, kishte marrë një sasi të vogël të aspirinës dhe më pas te këta persona ishte vërejtur një shkallë e ulët e vdekjes, në krahasim me personat, të cilët fare nuk kishin përdorur aspirinën. Nëse aspirina, si masë preventive do të merrej për 20 vjet rresht, rreziku nga vdekja e pacientëve që vuajnë nga tumori i mushkërive do të mund të zvogëlohej për 30%, në rastet me tumor të zorrës së trashë për rreth 40% dhe rreth 60% te tumoret malinjë të vezoreve. Këto rezultate në rrethin mjekësor janë cilësuar si mjaft inkurajuese. Aspirinën nuk duhet ta merrnin ata persona, që vuajnë nga alergjitë, ata të cilët kanë probleme me mëlçi apo probleme me stomak. Këtë ilaç, askush nuk do të duhej ta konsumonte pa konsultimin e mjekut.