Ngritja e peshave të rënda në punë e rrezikon shëndetin e zemrës

570
Sigal

Një hulumtim i ri sugjeron, se ngritja e peshave shumë të rënda në punë apo edhe në palestër, në mënyrë të vazhdueshme mund të ketë ndikime negative për shëndetin e njeriut.Ekspertët shëndetësorë, në mënyrë të vazhdueshme kanë treguar për benefitet, që ka aktiviteti fizik në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Mirëpo studimi i fundit, ka analizuar efektet e këtyre ushtrimeve veç e veç.Autorët, kanë analizuar informacione të 10 studimeve të ndryshme, me gjithsej 10.000 persona nga mosha 50 deri në 75 vjeç. Si pjesë e studimit, pjesëmarrësit kanë plotësuar pyetësorë, se cilat nga aktivitetet fizike i bënin më së shpeshti.“Ne kemi dashur që të analizojmë se a ka ndonjë efekt negativ ngritja e peshave të rënda në punë për shëndetin e njeriut”, tha Empana, autore e këtij studimi.Si rezultat, ekspertët kanë ardhur në përfundim se punët e vështira, përkatësisht ngritja e peshave shumë të mëdha dhe në mënyrë të shpeshte, ka efekte negative për shëndetin e zemrës.