Nga thonjtë e verdhë tek i ftohti! Ja çfarë tregojnë këmbët për shëndetin tuaj

586
Sigal

Nuk ka rëndësi nëse i doni këmbët apo i urreni, ata janë pjesë e trupit tonë që shpesh tentojmë të neglizhojmë.

Sipas një sondazhi, 90% e grave vuajnë nga një problem shëndetësor që lidhet me këmbët. Ja si të zbuloni nëse keni ndonjë shenjë shqetësuese, për të cilën duhet të kujdeseni.

Ndjeni gjithmonë ftohtë

Në dimër, është normale që të ndjeni nevojën e çorapeve për të ngrohur këmbët. Por, nëse gjatë gjithë vitin ndjeni ftohtë tek këmbët, atëherë është një simptomë e qarkullimit të dobët të gjakut. Kjo është diçka që nuk duhet injoruar, pasi mund të ndikojë edhe në nivelin e kolesterolit apo glukozës.

Ngjyra e këmbëve mund të jetë një shenjë treguese për shëndetin. Këmbët duhet të jenë njësoj si pjesa tjetër e trupit. Nëse marrin ngjyrë blu, atëherë duhet të bëni një vizitë tek mjeku. E vetmja gjë që mund të bëni në shtëpi është shtypja në tulin e gishtërinjve. Kjo ndikon në rikthimin e rregullt të qarkullimit të gjakut.

Thonjtë 

Thonjtë e verdhë mund të shkaktohen për shkak të mbingarkesës në pedikyr, por thonjtë e trashë e të zbardhur mund të tregojnë një infeksion fungal. Në këtë rast, ju mund të zbuloni se thonjtë bëhen të butë dhe ju dhembin.

Nëse shikoni ngjyrë të mavijosur në thonjtë tuaj, por nuk i keni dëmtuar në asnjë vend, duhet të kontrolloheni menjëherë. Ndonjëherë, kanceri i lëkurës zhvillohet nën thonj dhe ka nevojë për trajtim urgjent.

Lëkurë e thatë, e çarë

Sado që ti lyeni apo kujdeseni për këmbët tuaja, nëse ato vazhdojnë të jenë të thara, është shenjë e hyperkeratosis (trashje anormale e shtresës së jashtme të lëkurës).

Lëkura bëhet e trashë për shkak të fërkimit të vazhdueshëm dhe presionit nga vrapimi, ecja me këpucë apo zbathur.

Ekzistojnë edhe shumë sëmundje të tjera që lidhen me lëkurën e thatë, prandaj duhet vizitë e menjëhershme.

Era

Nëse njerëzit tronditen sa herë që hiqni këpucët, atëherë duhet të shqetësoheni.

Këmbët me erë të keqe mund të jenë një shenjë e infeksionit. Por ekzistojnë edhe rastet e atletëve, të cilët kanë simptoma të zakonshme si kruajtja, dhembja, plasaritja apo thatësia mes gishtërinjve apo në thembra.

Gjëja më e keqe është nëse keni kontakt të drejtpërdrejtë me një person që vuan nga sëmundja kërpudhore e lëkurës.

Mjekët rekomandojnë tharje në mes të çdo gishtin pas dushit dhe ndryshimin e çorapeve çdo ditë.

Forma 

Nëse ju jeni një përdoruese e rregullt e këpucëve të larta, ju jeni të rrezikuara që ti bashkoni 14 milionë njerëzve në Britani që vuajnë nga enjtjet në nyjen e gishtit të madh.

Ato mund të shërohen vetëm me kirurgji.

Gishti juaj i madh duhet të jetë i drejtë dhe gjithmonë në përputhje me pjesën tjetër të këmbës suaj. Shumë njerëz me këtë gjendje përjetojnë dhimbje, ënjtje, madje edhe në pjesën e kurrizit apo të kofshëve. Rreziku mund të jetë më i lartë nëse jeni mbipeshë, keni diabet apo jeni shtatzënë.

Mjekët rekomandojnë një shtresë të butë në çdo këpucë për të përmirësuar qëndrimin dhe rehatinë.