Nga shikimi te dëgjimi, si ndodhin ndryshimet te të moshuarit

1997
Rritja e moshës sjell dhe “uljen” e disa vetive që njeriu i ka patur gjatë gjithë jetës. Ndër to janë shikimi, dëgjimi apo dhe rritja e riskut për të prekur nga sëmundje të ndryshme. “Karakteristika më e përgjithshme është prirja për “t’u ngadalësuar”.
Kjo do të thotë se të moshuarit kanë nevojë për më shumë kohë për të bërë gjërat, por kjo nuk i pengon ata të realizojnë po aq, ose mos më shumë se individët më të rinj. Ulja e rezistencës, si shkak i zvogëlimit të forcës muskulore, mbasi ulen fibrat muskulore si në numër edhe në madhësi.
Enët e gjakut bëhen më pak elastike. Ulja e dëgjimit. Një në katër persona të moshës 65-70 vjeç preket nga një ulje e dëgjimit. Ulja e dëgjimit ul aftësinë për të dëgjuar të tjerët dhe komunikuar korrekt, gjë që çon në izolim shoqëror dhe depresion.
Ulja e shikimit . 70% e të moshuarve mbi 60 vjeç kanë shikim të ulur, gjë që ccon në dëmtim të funksionit, rrit frikën e rrëzimit, ul aftësinë për punë, lexim, për të drejtuar makinën etj. Nga çrregullimet më të shpeshta të lidhura me shikimin tek të moshuarit është katarakti apo “perdja e syrit” siç njihet në gjuhën popullore, ose glaukoma apo “tensioni i syrit”, – thuhet në një raport të Institutit të Shëndetit Publik.
Sëmundjet më të shpeshta
Sëmundjet që i prekin më shpesh të moshuarit, janë ato të zemrës por dhe dhimbjet e kockave. “Sëmundjet kardiovaskulare, cerebrovaskulare dhe kanceri janë gjendje kronike të cilat përbëjnë edhe tre shkaqet kryesore të vdekjeve tek të moshuarit. Problemet mendore dhe ato emocionale përbëjnë një shqetësim për shumë të moshuar.
Më të shpeshta janë ankthi, depresioni me 15-30 % në moshat mbi 65 vjeç. Sëmundjet nga mungesat ushqimore, si anemi nga mungesa e hekurit, neuropati nga mungesa e folateve dhe Vitaminës B12 etj. Sëmundjet degjenerative, si artritet degjenerative që prekin më shumë kyçet e duarve, këmbëve, kurrizit etj. Shkenca mjekësore ofron gjithnjë e më shumë mjete diagnostike dhe mjekuese mjaft të sofistikuara dhe efikase, duke ndihmuar në kontrollin e vdekjes së parakohshme për shumë të moshuar, por ka bërë shumë pak lidhur me uljen e shpeshtësisë së sëmundjeve dhe të humbjes së autonomisë mes tyre’, – thotë ISHP.
Shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundjet kronike jo të transmetueshme. Edhe në vendet e varfëria tashmë shumica e të moshuarve vdesin nga sëmundje kronike jo të transmetueshme, siç është sëmundja e zemrës, kanceri e diabeti. Disa studime, në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit, tregojnë se më shumë se 2/3 e të moshuarve janë të sëmurë apo vuajnë nga një sëmundje kronike, ndërkohë 1/3 e tyre raportojnë se vuajnë me më shumë se një sëmundje apo problem shëndetësor. Vetëm 12% e të moshuarve raportojnë se nuk kanë pasur nevojë për të përdorur shërbimet shëndetësore gjatë 5 viteve të fundit.
Sigal