Nga se shkaktohet tensioni i ulët i gjakut, shenjat dhe këshillat

10183
Tensioni i gjakut i referohet forcës me të cilën gjaku qarkullon nëpër enët e gjakut gjatë qarkullimit. Ndodh kur zemra të shtyjë gjakun në arterie për qarkullim në pjesët tjera të trupit. Norma në të cilën zemra e shtyn gjakun në arterie dhe përgjigja e arterieve gjeneron atë që ne e quajmë tension të gjakut.
Disa njerëz vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një gjendje në të cilën forca shtytëse kundrejt arterieve bëhet shumë e larte dhe eventualisht sjell komplikime të tjera shëndetësore. Sidoqoftë, tek disa njerëz është rasti i kundërt dhe këta njerëz vuajnë nga ajo që ne e quajmë tension i ulët i gjakut.
Çka është tensioni i ulët i gjakut?
Tensioni i ulët i gjakut është gjendje në të cilën tensioni i gjakut bëhet më i ulët se zakonisht dhe njihet si Hypotension. Tensioni normal tek njerëzit është në mes 120/80 dhe 140/90, ky nivel konsiderohet si normal dhe i shëndetshëm mirëpo kur tensioni bie në nivelin e 90/60 apo më poshtë, atëherë pacienti vuan nga tensioni i ulët i gjakut.
Çka e shkakton atë?
Tensioni i ulët i gjakut mund të shkaktohet nga medikamentet, vëllimi i ulët i gjakut në trup apo nga gjendje të fshehta mjekësore. Disa nga shkaqet e zakonshme të tensionit të ulët janë 
Infalamcioni i ashpër.Inflamacioni i organeve mund të rezultojë në tension të ulët të gjakut, p.sh Pankreatitisi akut që është një gjendje që prek gjëndrat e stomakut, duke shkaktuar që lëngjet të braktisin qelizat e gjakut dhe të futen në indet me inflamacion duke e reduktuar vëllimin e gjakut.
Gjakosja: Gjakosja e moderuar apo e ashpër mund të shkaktojë tensionin e ulët. Kur personi gjakos, burimet e gjakut zvogëlohen andaj krijon tension të ulët të gjakut e ndonjëherë edhe vdekje. Komplikimet kirurgjike, aneurizmi i aortës, traume dhe abnormalitetet gastrointestinale janë disa nga rastet ku gjakosja shkakton tension të ulët.
Dehidrimi:Aktivitetet apo shprehitë që shkaktojnë humbjen e konsiderueshme të lëngjeve në trup, eventualisht mund të sjellin tensionin e ulët të gjakut.
Medikamentet:Ka disa barëra që kanë tensionin e ulët të gjakut si efekt anësor i përdorimit të tyre.
Parregullsitë neurologjike: Çdo sëmundje që prek nervat konsiderohet çrregullim neurologjik dhe këto sëmundje mund të shkaktojnë tension të ulët. Një pjesë e sistemit nervor i njohur si sistemi nervor autonom, është përgjegjëse për tretjen e ushqimit, djersitjen si dhe zgjatjen dhe zvogëlimin e sistemit nervor, kur ky sistem preket nga ndonjë sëmundje atëherë nuk është në gjendje të kontrollojë enët e gjakut gjë që mund të dërgojë deri në tension të ulët të gjakut.
Çrregullim hormonal:Disa sëmundje kanë ndikim tek hormonet e trupit dhe mund të sjellin tension të ulët, p.sh një person që vuan nga sëmundja e Adisonit mund të zhvillojë tensionin e ulët pasiqë kjo sëmundje dëmton gjëndrat e adrenalinës që ndihmojnë në balancimin e sasisë së kripës dhe ujit në gjak.
Shoku septik:Ndodh kur ka sulm bakterial në muret e enëve të vogla të gjakut që i prijnë lirimit të lëngjeve nga enët e gjakut me çka bie tensioni i gjakut.
Reaksion nga alergjia: E njohur edhe si Anafilaksë, një gjendje në të cilën personi ka alergji të ashpër ndaj ushqimit, medikamenteve apo helmit. Anafilaksa mund të sjellë tensionin e ulët të gjakut nëse nuk trajtohet menjëherë.
Mungesa nutricionale: Mungesa e ushqimit të duhur dhe disa vitaminave esenciale sikurse B-12 dhe acidi folik mund të shkaktojë anemi, gjë që i prin tensionit të ulët të gjakut.
Probleme me zemrën: Çdo gjendje që përzihet në aftësinë e zemrës për të qarkulluar gjakun me efiçiencë, mund të shkaktojë tension të ulët të gjakut.
Shtatzënia: Nuk është e pazakontë që shtatzënat të përjetojnë rënie të tensionit të gjakut në javët e para të shtatzënisë.
Shenjat dhe simptomat e tensionit të ulët të gjakut
Nëse keni një nga simptomat e mëposhtme është mirë të kontaktoni mjekun për ndihmë dhe konsultime.
Dehidrim: Dehidrimi serioz dhe etja e pazakontë janë një nga simptomat e tensionit të lartë të gjakut, sidoqoftë mund të ndodh edhe në rastet e tensionit të ulët.
Marramendje: Pacientët me tension të ulët të gjakut mund të eksperiencojnë marramendje që ndonjëherë shkon deri në alivanosje.
Mungesë e koncentrimit
Përzierje e barkut
Shikim i turbulluar
Lodhje
Lëkurë të ftohtë dhe të zbehtë
Frymëmarrje të shpejtë apo të cekët
Rreziqet dhe komplikimet e tensionit të ulët të gjakut
Pavetëdija: Nëse një person vuan nga simptomat e cekura më sipër dhe nuk ia arrin të sigurojë vëmendje mjekësore, mund të humbin vetëdijen.
Dëmtim i organeve: Shumica e organeve në trup, posaçërisht truri dhe zemra, kanë nevojë për furnizim të rregullt me oksigjen. Kur ndodh tensioni i ulët i gjakut, këto organe nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm me çka mund të dëmtohen.
Trajtimi i tensionit të ulët të gjakut
Trajtimi mvaret nga shkaqet, nëse një person ka tension të ulët si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër atëherë tensioni humbet kur të trajtohet sëmundja paraprake. Sidoqoftë, ja disa këshilla se si mund të kontrolloni tensionin e ulët gjakut:
Konsumim të rritur të ujit, për parandalim të dehidrimit.
Reduktoni apo eliminoni alkoolin pasiqë shkakton dehidrim.
Mbathni çorapë të ngjeshura me qëllim të përmirësimit të qarkullimit të gjakut.
Flisni me mjekun menjëherë.
Sigal